• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur Aleanca përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin të merrnin pjesë në mbledhje: Sekretet e NATO-s i shiten Serbisë dhe Rusisë

09/08/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Kur Aleanca përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin të merrnin pjesë në mbledhje: Sekretet e NATO-s i shiten Serbisë dhe Rusisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca ushtarake më e fuqishme e planetit, NATO, ka tronditur kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse.

Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO.

Zyra për Koordinimin Global të Sigurisë përbëhet nga tri degë: Orientimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se dy raportet kanë ardhur nga Siguria e Mbrojtjes, degë kjo pranë Aleancës së Atlantikut Verior.

Përpos notës së protestës për rrjedhjen e sekreteve të rëndësishme, NATO nëpërmjet raportit ka kërkuar edhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar. Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve.

Megjithatë, anëtarët e PS në Komisionin e Sigurisë, kalimin e DSIK në varësit të drejtpërdrejt të Berishës e kanë lexuar edhe si një mungesë besimi që Berisha ka ndaj ministrive dhe ministrave. Po ashtu, dyshimet thellohen më tej lidhur me rrezikun e blerjes së përfaqësuesve shqiptarë nga agjentë të shërbimeve serbe dhe ruse. Ndërkaq, Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë ka shprehur shqetësimin edhe për tendencën e kryeministrit Berisha për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror, duke zëvendësuar kreun e këtij institucioni me një të besuar të tij.

Gjatë debatit për kalimin e ligjit për SHISH në Kuvend, Berisha ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ku i kërkohej që projektligji për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë. Letra ishte ultimative dhe në një linjë me qëndrimet e amerikanëve. Kërkesa për një shqyrtim të ligjit nga ekspertë ndërkombëtarë u formulua fillimisht nga ambasadori Ëithers. Ai tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Sigurisë, binte ndesh me standardet e NATO dhe e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës nga projekti për të kontrolluar SHISH, pasi kryeministri humbi mazhorancën në Kuvend.

Shitja e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse, dhe afera e trafikut të armëve drejt vendeve arabe, e kanë përjashtuat de fakto Shqipërinë nga NATO. Në këto kushte, NATO ka vendosur të përjashtojë nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke u nisur nga precedenti i shitjes së sekreteve të aleancës. Burime nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO tashmë ka thjesht një rol formal, pasi ai nuk ftohet në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të aferave të Ministrisë së Mbrojtjes.

De fakto, NATO përjashton nga mbledhjet ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Xhemal Gjunkshi, të cilët e kanë kthyer Ushtrinë në një çerdhe që gjeneron vetëm afera korruptive nga më të ndryshmet, duke filluar që nga misionet paqeruajtëse e deri tek lirimi arbitrar i gjeneralëve. Të njëjtat burime shtojnë se përfaqësuesi shqiptar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë nuk është ftuar në diskutimet e brendshme.

Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë pyetën përfaqësuesit e Kryeministrisë për rolin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në menaxhimin informacionit sekret të NATO, duke u nisur nga precedenti i rrjedhjes së informacioneve nga autoritetet shqiptare.

Drejtori Juridik i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, Ramadan Çaço, theksoi se DSIK është institucion përgjegjës për informacionet e NATO. Duke iu referuar akuzave për rrjedhjen e informacionit, Çaço theksoi se një pjesë të rëndësishme e informacionit sekret të NATO menaxhohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai mohoi që sekretet të kenë rrjedhur nga DSIK, por la të kuptohet se sekretet mund të kenë rrjedhur nga Ministria e Jashtme ose nga Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministri Berisha ka sqaruar arsyet se pse i atribuoi vetes të drejtën e kontrollit absolut të sekreteve shtetërore. Në relacionin e projektligjit nuk thuhet se Berisha nuk ka më besim tek ministrat e tij, por se informacioni i kualifikuar menaxhohet më mirë nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar varet direkt nga kryeministri dhe jo nga Këshilli i Ministrave.

“DSIK ka si objekt të veprimtarisë së vet organizimin, drejtimin dhe kontrollin e masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Me ligj përcaktohet se DSIK-ja krijohet “… pranë Këshillit të Ministrave…”, duke u trajtuar në këtë mënyrë si institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Këshillit të Ministrave, që praktikisht janë përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimmarrëse”, thuhet në relacion, shkruan gazeta “Sot” e Tiranës më 12 mars 2012.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In