• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Kumbulla protagonist absolut, Verona mposht Juven dhe rihap Serinë A

09/02/2020
in Bota, Sport
A A
Kumbulla protagonist absolut, Verona mposht Juven dhe rihap Serinë A
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rihapet plotësisht lufta për titull në Serinë A dhe merita është edhe e shqiptarit Marash Kumbulla, protagonist absolut i fitores 2-1 të Veronës ndaj Juventusit kryesues. Djaloshi ka qenë një nga emrat më të lakuar të ndeshjes, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të tij, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja në fillimin e saj ka parë si protagonist pikërisht mbrojtësin shqiptar. Pas një goditje dënimi në minutën e 21-të, ai me kokë dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare, por ai iu anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik të dorës së tij në momentin e harkimit.

Juventusi në fakt kishte dominuar pjesën e parë dhe ishte pa fat që e mbylli vetëm me barazimin 0-0,pasi në dy raste u ndal nga traversa dhe nga shtylla.

Të dy palët dhuruan një ndeshje spektakolare në vijim me sulme e kundërsulme, por ishte Juventusi ai që shënoi i pari më anë të Ronaldos. Portugezi mposhti në duelin një kundër një Rrahmanin dhe dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Verona reagoi dhe vetëm pak minuta më vonë, Borini barazoi shifrat me diagonalen e tij.

Fundi i ndeshjes do të shihte përsëri protagonist Kumbullën, i cili pa një goditje të tijën të devijohej nga krahu i Bonuçit në traversën e portës bardhezi. VAR këtë herë foli për shqiptarin, duke akorduar penalti për vendasit.

Pacini nga pika e bardhë nuk gaboi, duke i dhënë suksesin 2-1 Veronës që e mbrojti me dhëmbë deri në vërshëllimën përfundimtare rezultatin, për tre pikë historike e për të rihapur plotësisht luftën për titull në Serinë A.

Verona-Juventus 2-1
76′ Borini, 85′ (p) Pacini / 65′ Ronaldo

Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In