• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kujtojmë sot me nostalgji dhe dhimbje Gjergj Xhuvanin regjisorin e talentuar shqiptar në ditlindjen e tij që hyri në çmimet Oskar

21/12/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Kujtojmë sot me nostalgji dhe dhimbje Gjergj Xhuvanin regjisorin e talentuar shqiptar në ditlindjen e tij që hyri në çmimet Oskar
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjergj Xhuvani lindi në Tiranë në 20 dhjetor 1963. Ai ishte djali i shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, i cili u nda nga jeta 10 vite më parë. Gjergji u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986.

Për katër vite, punoi si asistent regjisor dhe në moshën 24-vjeçari drejtoi filmin e tij të parë ‘’Bardh e Zi’’ në vitin 1990, ku shkroi dhe skenarin e tij.

Xhuvani bashkëpunoi me gruan e tij Luiza Xhuvanin në disa filma të tij. Në vitin 1995, ai prodhoi filmin “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas ai prodhoi në vitin 1999 ‘’Funeral Business’’ duke kontribuar si producent dhe skenarist.

Kulmi i karrierës së tij regjizoriale erdhi në vitin 2001, kur drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur ‘’Parrullat’’, një komedi-dramë nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujofca, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e ‘’Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj’’ në vitin 2002, por nuk arriti të kandidohej.

Ai vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesantë si: I dashur armik (2004) dhe Lindje,Perëndim, Lindje (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për ‘’Çmimet Oskar’’ në vitin 2009, por sërish qëlloi i pafat.

Nga martesa e tij me Luiza Xhuvanin, ata lindën Konstandin Xhuvanin, autori i masakrës së 4 personave pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë në2015, krim për të cilin është dënuar me 35 vite burg.

Gjergj Xhuvani vdiq teksa po punonte për xhirimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Arti dhe kinematografia shqiptare humbën një nga figurat më të nderuara, i cili i dha dimension filmit shqiptar edhe në periudhën e vështirë të demokracisë.

Produksioni i Gjergj Xhuvanit është:

‘’Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV).’

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In