• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kujtojmë sot ditën e lindjes së aktorit, regjisorit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja.

02/09/2025
in Nostalgji
A A
Kujtojmë sot ditën e lindjes së aktorit, regjisorit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja.
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatbardh Smaja lindi me 2 Shtator 1956 në qytetin e Shkodrës. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesme e kreu në Shkodër, në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” për klarinetë. Shkollën e lartë e kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega dramaturgji.

Në vitin 1980 fillon punën si aktor në teatrin “Migjeni” deri në fundin e jetës së tij.
Fatbardh Smaja ka interpretuar mbi 50 role si aktor në dramaturgjinë shqiptare e të huaj, ai ka punuar me regjisorët e njohur si: Serafin Fanko, Esat Oktrova, Elez Kadrija, Violeta Sekuj etj.
Në vitin 1999-2002 ishte drejtor i Radio Shkodrës. Nga viti 2002 e deri në ditën e fundit të jetës së tij ishte regjisori i teatrit “Migjeni”, në vitin 2015 edhe si drejtor i teatrit.

Fatbardh Smaja ka vënë në skenë një numër të madh shfaqjes, ndër to mund të përmendim: “Të gjithë të qeshur”, “Talent i rrallë”, Opereten ” Si partizan”, “Neni 55”, “Për një L”, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Luaj për mua në violinë”, “Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë”, ” Hyr fjalë nga dole”, ” Le ultime lune”, ” Surpriza”, “Vëllai nga babai”, “Miqtë e Tanos”, “O vajzën o komunen”, “Kur këndon gjeli”, “Big Brother 1”, “Dy jetë”, ” 7 Shaljanët”, ” Big Brother 2″, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë” ” Kandili i Argjandit” si dhe shumë regji të tjera jashtë teatrit si: koncerte, Festivale, variete televizive etj.

Fatbadh Smaja ka interpretuar edhe në Kinematografinë Shqiptare, ku mund të përmendim filmat “Fundi i një gjakmarrje”, “Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës”, “Sa afër paske kene” etj.
Bardhi është vlersuar si regjisori më i mirë në festivale të ndryeshme teatrore.

Fatbardhi ishte një intrumentist virtuoz, ai ka qënë pjesë e shumë formacioneve intrumentale si dhe krijues e formulues muzike të shumë shfaqjeve teatrore. Ai gjithashtu ka realizuar dhe skenografinë e disa shfaqjeve të tij si regjisor. \

Ai u nda nga kjo jetë më 7 nëndor 2015 në moshën 59 vjeçare

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

03/09/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

03/09/2025
Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

03/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In