Luan Qerimi (1929-2018). Aktor. Lindi në Lushnjë , më 15 tetor. U aktivizua në Lëvizjen Amatore të qytetit, kurse në vitin 1954 ishte aktor në Teatrin e Ushtrisë dhe më pas u tërhoq në Teatrin Popullor. Ka luajtur në skenën e këtij teatri 70 premiera duke realizuar role kryesore dhe të dyta, qysh nga viti 1954 dhe duke vazhduar karrierën e vet artistike deri në vitin 1990.
Roli i tij i parë është figura e një fshatari në komedinë “Prefekti” (1954) e Besim Levonjës. Luajti në pjesë të tilla, si: “Toka jonë”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Lumi i vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Shënomëni dhe mua” etj.
Figura e Palit te drama “Cuca e maleve” (1967) e Loni Papës u përhap prej tij dukshëm psikologjik, mbushur me dilem, kundërshti, tundime e ngurrime nga “gojët e liga”. Si malësor i tronditur shpirtërisht , me motrën e akuzuar si “e përdalë”, ai e dha këtë rol në zgripin e kuptimit apo keqkuptimit të së vertetës, ku përshfaqej njëkohësisht edhe proçesi i transformimit të ngadalshëm të tij.
Një tjetër rol i mishëruar me mjeshtëri dhe forcë artistike ishte Remi te drama satirë Arturo Ui (1971) e B. Brehtit, sarkazmës, të gërshetuara me përshtatjen “dramatike”. L. Qerimi ishte aktor me një plastikë e pamje të bukur, kishte një zë të thellë bariton, me një të folur të qetë , të qartë, rëndom në tone të ulëta e me parapëlqim kahët psikologjike.
Ka qenë një nga aktorët tejet të angazhuar në emisionet e njohura televizive “Teari në ekran”, apo “Teatri në mikrofon”, i ngarkuar me mbi 200 role kryesore. Ka realizuar mbi 15 role në kinematografi , prej ku spikati me kuestorin te “Lulëkuqe mbi mure” dhe Kalosh Cami te “Shembja e idhujve”. Ndahet nga jeta në 2 dhjetor 2018. Mban titullin “Artist i Merituar”.
@top fans