• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

01/07/2025
in Nostalgji
A A
Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Esma Agolli lindi në Tiranë, më 1 korrik 1928. Qysh e re, në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u aktivizua në lëvizjen teatrore në komedinë “Qazim Mulleti” dhe dramën “Sabaudin Gabrani” (1942) të B. Levonjes, në dramën “Vdekje fashizmit” të Aleksandër Banushit etj.

Pas mbarimit të Shkollës Pedagogjike, më 1945, regjisori P. Stillu e aktivizoi si aktore në Teatrin Popullor me rolin e Shabuinës në dramën “Për ata që janë në det” të B. Llavrenjerit, më 1948. Me këtë rol dhe më pas me rolet e Melit “Rrënjë të thella”, (1949), e Majlindës “Majlinda” e Xhemal Brojës, e Mashës “Orët e Kremlinit”, (1957).

E. Agolli zuri një vend të merituar në trupën e Teatrit Popullor, duke qenë ndër aktorët e para femra të saj. Në vitin 1964, kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Në vitin 1962, ajo realizoi një nga figurat më të bukura të karrierës së vet, Mirandolinën, në komedinë “Zonja e bujtinës” të Goldonit, me të cilën shpërfaqi aftësi aktoriale të plota, temperament, shkathtësi, zhdërvjelltësi plastikë, ndjenjë humori dhe intuitë.
Në rolin e Shejes në dramën “Familja e peshkatarit” të S. Pitarkes krijoi një figurë të dhimbshme, duke theksuar planet psikologjike, kurse roli i Budes në dramën “Lulet e shegës të K. Jakovës ishte e një tjetër kah, i dhënë më së shumti përmes notave satirike, nervoze dhe të vrullshme.

Në vitin 2004, në moshë të thyer, solli në skenë personazhin e Semit në dramën “Streha e të harruarve të R. Pulahës. E. Agolli ishte aktore dramatike, por, herë-herë, edhe e natyres psikologjike e lirike. Eshte pasionale, ka nje ze te paster, shquhet per temperamentin dhe dinamikën e saj. Mban titullin “Artiste e merituar”.

Role të tjera: Shkurta te drama “Detyra”, Zyraja te “Plaku i maleve”, Afërdita te drama “Studentja e vitit të fundit” e I. Uruçit, Meli te “Dhelpra dhe rrushtë” e Figueredos. Në kinematografi ka luajtur: Nusja te filmi “Fëmijët e saj”, 1957; Angathia te filmi “Mysafiri”, 1979; zonja Neriman “Përtej mureve të gurta”, 1979 etj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

01/07/2025
Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

01/07/2025
Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In