• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kujt po i vë “gjobë” Ilir Meta?!

15/02/2021
in Aktualitet
A A
Meta kërkon arrestimin e gazetarit pas dëshmisë kundër tij: KryeDoçi zhgarravitës ordiner, të izolohet menjëherë dhe të nisin hetimet për ta vendosur para përgjegjësisë penale
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ynë i njohur si Ilir floriri, i shumë akuzuar, njeriu përgjegjëse për vrasjen e katër personave në 21 janar të 2011, i cili ia ka hedhur t’i shpëtojë drejtësisë, së fundi ka treguar se ka edhe një ves tjetër: Përveç se do floririn dhe paratë, po bën rolin edhe të gjobaxhiut, atë që e bëjnë shumë prej miqve të tij të afërt mediatik apo edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Ilir Meta, në daljen e tij të fundit ka thënë se ai i ka emrat e klientëve në offshor. Klientët offshor, tashmë do të detyrohen që në Shqipëri të publikojnë pranë QKB, pra të zbardhin aksionet dhe shumë shpejt ndoshta duhet të jenë publike, me hyrjen e ligjit në fuqi.

“Në gjithë proces nuk mungojnë emrat e banditëve, oligarkëve, nuk do të mungojnë edhe rastet e policëve të korruptuar.

Por kështu ne dimë shumë mirë edhe emrat e klientëve offshore.

Ua kam thënë që nëse tentojnë të prekin votën, do të mbajnë vetë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Populli shqiptar nuk duron më.

Në këtë situatë kur janë në diskutim sovraniteti i Shqipërisë, integriteti i saj, pavarësia e shtetit të Kosovës, këtu nuk ka më, ka vetëm një detyrë për popullin për njerëzit e ndershëm, të shkojnë të kutia e votimit”, deklaroi presidenti Ilir Meta në televizionin e familjes Berisha “Zeni.tv”.

Pra kush janë personat offshorë pas kompanive të njohura siç është rasti i disa koncesioneve të qeverisë shqiptare, siç janë inceneratorët apo edhe koncesione të tjera.

Meta tha se i kishte emrat e klientëve në offshor, por a mund ta thotë një president, në mënyrën e një gjobe të turpshme këtë fjali. Po kur i ka pse nuk i publikon Ilir Meta?

A nuk është Ilir Meta njeriu i oligarkëve dhe i atyre njerëzve në offshor? A nuk ka lidhje me Kastriot Ismailajn Ilir Meta, me një numër telefoni para disa vitesh i kërkonte 200 mijë euro klientit të tij, i cili sot ndodhet në burg.

A nuk është Ilir Meta njeriu që po iu vë gjobë këtyre bizneseve për t’i selektuar emrat? Një president korrekt dhe i drejtë me qytetarët, do ta merrte listën sipas offshoreve, sipas kompanive, sipas interesit të publikut dhe do ta nxirrte dhe do shkruante: Ja këta janë emrat e njerëzve që fshihen pas offshor.

Por mesa duket nuk ka zgjedhur të bëjë detyrën si qytetar, por ka zgjedhur të bëjë detyrën si gjobaxhi dhe të fshihet pas gishtit, duke thënë se kryeoligarku është Edi Rama.

Po Ilir Meta çfarë është? A nuk është Ilir Meta njeriu që u zgjodh president nga votat e Edi Ramës? A nuk u dhanë koncesionet gjatë katër viteve që Ilir Meta ishte në qeveri me Edi Ramën? Asnjë koncesion dhe PPP nuk është dhënë gjatë kohës që Rilindja qeveris e vetme. Për më tepër kanë qenë ministrat e Ilir Metës që kanë firmosur këto koncesione.

Tani presidenti del dhe tregon histori me emra offshor, por emrat nuk i thotë por vetëm bën rolin e gjobaxhiut. Thotë që i ka emrat por nuk i tregon. A është ky një president apo një gjobaxhi i pështirë?/CNA.al

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

01/07/2025
Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

01/07/2025
Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In