• Kontakt
Monday, November 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur?

23/04/2022
in Blog
A A
Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Spartak Ngjela

Mjeranët e paguar nga Moska dhe Beogradi jo vetëm që lodhen kot, por edhe po shkojnë me vrap drejt rrezikut. Edhe mediat mjerane, po ashtu…

Nuk mund t’i shpëtojnë dot reformës antikorrupsion.

Një varg i bukur i Homerit nga Uliski i tij është ky:

“Ku shkoni o të mjerë! Pse rendni me vrap për të vdekur”?

Më qesharaku në këtë valle morti që po e hedhin të korruptuarit e Shqipërisë, është Saliu.

Ai po flet sikur të jetë kryetar i këtij shteti, sepse e ka humbur sensin e kohës. Por kjo në fakt, është gjithmonë psikika e të rrezikuarit nga akuza penale: ai i humbet të dy senset: edhe sensin e kohës, edhe sensin e pozicionit të tij politik.

Dhe tani ai ka hyrë në rrjedhën e Enver Hoxhës, se edhe ai e kishte humbur orientimin në kohë dhe në hapësirë, dhe i dukej sikur me fjalët e tij boshe, po ‘shkatërronte’ Amerikën. Por Hoxhës nuk i ndodhte dot gjë, sepse e kishte izoluar Shqipërinë dhe, gjendjen brenda vendit, e shtypte me terrorin e Sigurimit të Shtetit, policisë së tij famëkeqe sekrete.

ll.

Po ky deliranti ynë që quhet Sali: ku e gjen mbështetjen që në delir replikohet me Uashingtonin?!

Askund. Veç tek endërrat e tij dhe te klithmat që i duket se po kërcënon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Por, ndryshe nga Enveri, ky vetëm ambasadoren godet, dhe jo Amerikën. Sepse nuk e ka Shqipërinë të izoluar si pashallëk dhe të jetë pashai i saj, por nuk është në pushtet dhe nuk e ka as Sigurimin e Shtetit, por as edhe SHIK-un si vegla terrori.

Por, çfarë fiton që bërtet e shan e klith me çjerrmë përditë? Asgjë, vetëm i jep forcë vetes dhe mendon se me çjerrmën e tij të zvargur, në delir mendon se po “tremb” Amerikën. Prandaj, në delir Saliu qesh, sepse, gjatë fjalës që çirret kundër ambasadores Yuri Kim, e beson se po tremb Amerikën.

Por, sapo mbaron çjerrmën e tij, humbet dhe nuk e di fare ku është se e pushton frika, dhe këtë ia tregon qartë fytyra e rënë dhe e rreshket që i sjell frika deri te fjalimi me çjerrmë i ditës tjetër…

Komedi e pashembullt është kjo që po shohim. Por nuk se ka kaluar kot.

lll.

Sepse…

Në lidhje me këtë metamorfozë qesharake të Sali Berishës, një miku im po shkruan për Saliun triologjinë me tituj: Mbreti i Kurorëzuar, Mbreti i Shkurorëzuar dhe Mbreti Lakuriq; që mendohet se do ta hedhë në botim muajin tjetër. Në fakt këto janë tri kohët e Saliut.

“Shpejto!”, thashë unë kur ma tregoi, “se po e morën Saliun, komedia jote e humbet vlerën”.

“Do të mundohem, më tha, se tani jam te Mbreti Lakuriq, ku të gjithë oborrtarët e Mbretit, pasi i thonë atij se je shumë mirë, i brohorasin edhe për fjalimet delirante. Dhe Mbreti gëzohet, se i largohet realitetit, domethënë frikës së tij.

“E paske kapur bukur, i thashë, shpejto”, dhe ai qeshi e më tha:

“E kanë thënë filozofët e mëdhenj: historia, që një herë është shfaqur si tragjedi, kur përsëritet, ajo vjen e shfaqet si komedi.

“Si Mbreti Lakuriq?” E pyeta unë.

“Po, më tha shkrimtari: ajo shkon, nga tragjedia e krimit Hoxha, te komedia Berisha që gjithsesi edhe kjo i ka dëmtuar shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Po bën me hile zoti Lam”! 49 vjet më parë shfaqej për herë të parë filmi “Pylli i lirisë” (Foto)

“Po bën me hile zoti Lam”! 49 vjet më parë shfaqej për herë të parë filmi “Pylli i lirisë” (Foto)

02/11/2025
Ne jemi siç na provokon Ermali por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojm ne

Ne jemi siç na provokon Ermali por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojm ne

02/11/2025
Quhet Eva Murati dhe është aktorja e parë italiane e krijuar nga inteligjenca artificiale

Quhet Eva Murati dhe është aktorja e parë italiane e krijuar nga inteligjenca artificiale

02/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In