• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022
in Aktualitet, Blog, Speciale
A A
Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Sali Berisha, si i pafytyrë dhe i poshtër që është, vazhdon edhe pse në grahmat e fundit politike, të sillet lartë e poshtë, duke u hequr herë si i persekutuar kur ka qenë persekutor, herë si bashkëvuajtës kur ka vuajtur nga lodhja duke mbushur me shurrë epruvetat e pacientëve udhëheqës të diktaturës, herë si i lodhur nga kazma dhe vareja, kur si sekretari i partisë “udhëhiqte” rininë për të shembur kisha dhe xhamia, e herë nëpër salla gjykatash, për të dëshmuar dhe kërkuar dënime me vdekje, në emër të partisë… për armiqtë e popullit si Shoshori.

Nuk ka një rast të vetëm, që komunisti Sali Ram Berisha të çmendej dhe të dilte kundra një vendimi të drejtësisë popullore e të ketë bërë oponencë me mitrën që e polli PPSH-në.

Nuk e di a ndodhet kush, që e ka parë, dëgjuar apo lexuar Sali Berishën, si desident antiparti në kohën e diktaturës?! Sigurisht që askush nuk e ka imagjinuar e jo më ta ketë parë e dëgjuar, sepse se hante atë kokërr ulliri të armikut, biri i partisë.

Imagjinoni se ku do të ishte Berisha, sikur të guxonte të lehte sado pak kundër “drejtësisë së popullit”. Kurse firmat e “kristaqëve” në Presidiumet e asaj kohe ishin thjesht formalitete, pa asnjë vlerë, por që të bënte “formalitetin” nëse marroseshe, për të bërë trimin antipushtet… të dërgonte në sketerrë, jo vetëm ty por të gjithë fisin, vetëm ta mendoje.

Ndaj, krijimi i desidentëve imagjinarë është vërtet një kostum që nuk i shkon shokut Sali… i rri ngushtë, jo sepse ai heq dorë nga imagjinata e tij, sikur ka luftuar shumë në komunizëm për demokracinë, por sepse njerëzit e njohin kush ka qenë dhe kush është sot… një kopil që PPSh e hodhi në prehrin e PD për të realizuar ëndrrën e saj, se pushtetin se dorëzojmë, vetëm xhaketat do i ndërrojmë… t’i kthejmë mbrapsht.

Jam shumë kurioz të di, ndaj kam disa pyetje për “desidentin” Sali Rama: Ku ishe ti shoku Sali, kur Rustemi dënonte me vdekje priftin shkodran Hil Gjergji? Po ditën e 10 gushtit 1988, kur anëtari i partisë tuaj Fehmi Avdiu, varte “heroin” tënd poet, që ia mësove emrin pas 20 vjetësh?

Tani të mos ta ham hakun, unë për diçka jam i bindur….ty nuk të kujtohet, sepse ishe i zënë me punë në gopin e PPSH, duke u përgatitur për demokrat… që persekutorët dhe bashkëpuntorët t’i ktheje në heronj për të bërë “drejtësikurvën” tënde me klyshët që na la nëna jote politike!/Ekskluzive.al

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In