• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ku ishe ti në datën 17 maj?!

21/10/2020
in Blog
A A
Ku ishe ti në datën 17 maj?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Tjetri përballë picërroi sytë dhe mi nguli fort si të kisha kryer krim

-Më thuaj pra, ku ishe ti në datën 17 maj?…

‘Po ku isha unë, s’e di? Mandej çfarë është 17 Maji? E ku duhej të isha?’

Kur e pashë tjetrin ashtu të ngrefosur, edhe me grimasa aktoreske, mu bë se e kisha parë diku në protestat për të mbrojtur Teatrin e Tiranës. 17 Maji mund të ketë lidhje me këtë rrëmujë që u bë dy vjet para Teatrit Kombëtar. Po, pra, kjo është 17-a?…

Ose do te ketë qenë data kur këta kanë vendosur që të ngujohen në mbrojtje të Teatrit… Ose dita kur kanë vjedhur rekuizitën… Ose dita kur u nisën për Paris mbasi iu morën paratë atyre militantëve të mjerë që mendonin se çoç po bënin. Apo dita kur shteti vendosi të prishë godinën e vjetër për të ngritur të renë?…

Me siguri është një nga këto data teatrale. Po pse duhet ta mbaj mend unë apo edhe dhe të tjerët? Mu kujtuan filmat me Revolucionin e Trockit, kur nëpër trena bërtisnin ushtarakët ‘mbani mend shokun në krah, pyeteni atë që iu hyn në mes…”. Mu kujtua për shkak të lidhjes me artin, por edhe me politikën. Artisti në fjalë ka kandiduar për anëtar në Parlament, dhe atëherë kur të jetë ligjvënës, mund të vendosë një shtrungë ku ‘delet’ nuk kalojnë dot pa dhënë emër e mbiemër, pa lënë qimen, pa treguar në cilën parti janë, çfarë pune bëjnë…

Sa shumë data kemi kaluar si porta të hyrjes për në ferr. Po sikur të kishim harruar 8 nëntorin ose 16 tetorin? Biçimët do të ngjiteshin deri në Parlament nëse do t’ia dilnin që të zbulonin alibinë tonë. Pas përmbysjes së diktaturës u alternuan pozicionet: Këta që morën përsipër lirinë dhe demokracinë, këta zunë rrugën për të të shtrydhur ‘si e ke emrin?, i kujt je, ç’punë bën?, nuk je tiranas?’, etj. Sa herë janë dhunuar shtetasit shqiptarë me pyetje nga presidenti i Republikës se ‘ku e ke është 30 qershorin?’, “çfarë është 13 tetori?’, “e mban mend 2 Marsin?’ Të gjitha janë datat e atij, të njërit, por urdhërohen të gjithë që t’i përjetojnë.

Filozofi Zhan Pol Sartri ka shkruar, në vetën e parë, nga një burg: “Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: “Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?” apo “Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?”.

Tani më është mbushur mendja edhe mua mbi atë që kam dëgjuar 30 vjet me radhë se këta janë më të këqij se vetë Enver Hoxha, se po të ishin në kohën e tij, edhe maceve do t’ua numëronin dhëmbët.

Po pse janë këta më të këqij se diktatura e parë?

Këta e kanë Un-in në krye të gjithë tabelës së Mendelejevit. Por këta, ndryshe nga i pari i diktaturës së kaluar, nuk mund ta realizojnë detyrën e Un-it për të bërë të keqen që duan. Sepse kjo detyrë lidhet me trajtimin e idesë së papajtueshme ‘non arrivèe’. Në rastin tonë po merremi me diktatorë kastravecë, që janë të pa arritur, dhe bëhen qesharakë. A e keni dëgjuar presidentin e vendit duke kërcënuar anëtarët e Parlamentit se ‘ua morëm emrat, tani të shikoni’. Edhe kryetari i një partie çame, dje gjatë protestës kundër ministrit të Greqisë, iu hakërrua policëve: “ Ju njohim, emër për emër, do ta paguani’. Gazetarët janë kërcënuar nga zyra e kryetarit të shtetit me të njëjtin motiv: ‘ Emrin dhe mbiemrin”.

Këta e kanë fituar lirinë për vete, por duke ia marrë popullit. Kanë liri të bëjnë çfarë të duan, por populli nuk mund ta ketë këtë liri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe diktatori i parë, por këta kanë ngatërruar kohët. Liria e këtyre të tanishmëve, më në fund, kufizohet në rrethanat dhe në fobinë. Po pse, vallë mendoni se Meta- Basha do të burgosin kryeministrin 32 vjet? Dikur edhe e bënin. Këta ndodhen në histerinë e mbrojtjes, dhe prandaj njësoj si personazhi i Sartrit, shkojnë deri te numërimi, emër e mbiemër dhe frikë.

Këta kanë frikë veten, prandaj edhe numërojnë njerëzit. Mendojnë se secili prej tyre, qoftë kur hyjnë në Teatër, ose kur shkojnë në kutitë e votimit, janë duke menduar për krimet e këtyre. Akoma më keq e kanë punën me prokurorët, gjykatësit (të rinjtë) dhe me gazetarët. Sa herë i shikojnë, me patjetër duhet t’i pyesin si e kanë emrin, kur kanë lindur, çfarë është data 17. Sepse këta mendojnë se ata ua kanë skopinë në dorë. Një paciente e Frojdit, sa herë lexonte në gazeta lajme për falsifikatorët, tmerrohej dhe i dukej vetja sikur falsifikonte monedha. Sa herë shikonte se dikush ka kryer një krim, i dukej se ka qenë vetë ajo që e ka kryer…

E tëra vjen e koncentrohet në pyetjet “si e ke emrin? Po mbiemrin?, e mban mend datën 2 mars?”.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In