• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

“Ku iku Shqipëria që humbte me gjysmë goli”? Gjergj Stefa: O ndërroni skemën ose ndërroni Hysajn, Lenjanin, Abrashin dhe Roshin

17/11/2022
in Sport
A A
“Ku iku Shqipëria që humbte me gjysmë goli”? Gjergj Stefa: O ndërroni skemën ose ndërroni Hysajn, Lenjanin, Abrashin dhe Roshin
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjergj Stefa ishte i ftuar në “Supersport” ku ka komentuar ndeshjen e humbur të Shqipërisë ndaj Italisë në shifrat 1-3. Gazetari i njohur vendosi theksin në faktin se Reja duhet të zgjedh që të lëshojë dikë: “Skemën ose lojtarët”. Tashmë është e qartë se ky lloj futbolli nuk i përshtatet këtyre lojtarëve që preferohen nga minuta e parë. Gjithashtu Stefa ka jo pak nostalgji për Shqipërinë e dikurshme, që ishte më e shëmtuar në fytyrë, por trembte më tepër kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë dhe me raste të krijuara. Ishte një miqësore, ku rezultati nuk ka vlerë. Por unë nuk e kam problemin me ndeshjen që kishim me Italinë, por përpara kësaj. Ne kemi harruar që të vuajmë në fushë, ne tifozët kemi harruar të vuajmë bashkë me Kombëtaren. Kemi shumë humbje tani me 4 gola të pësuara, 5 gola, 3 gola. Ku iku ajo Shqipëria që humbiste me një gjysmë goli?

Po të isha zviceran do të thoja se ndeshja e sot ishte e bukur me Italinë. Por jam shqiptar dhe them se nuk po marrim dot një barazim prej kohësh, jam i shqetësuar. Po të pyesësh lojtarët e Shqipërisë tani, jam i sigurt se shumë prej tyre nuk e dinë se kur e kemi marrë fitoren e fundit. Ja ku është ndryshimi mes Shqipërisë dhe Italisë, ne fusim nga stoli një 36-vje?ar, ata fusin një 16-vjeçar.

Hysaj, Lenjani, Abrashi, Roshi dhe Cikalleshi, pa harruar ndonjë emër tjetër. Shqipëria po kërkon të luajë një futboll të ri me lojtarë të vjetër. Kur vuanim atëherë, këta lojtarë që përmenda ishin perfekt për atë skemë, na dërguan në Europian. Por nëse Reja kërkon këtë lloj futbolli të hapur, atëherë këta lojtarë nuk e përballojnë dot, ne e dimë që kanë cilësi të limituara, e dinim që atëherë.

Nëse do të mbash këtë lloj futbolli atëherë merr Mucin, Asllanin, Brojan, që janë të aftë ta luajnë këtë futboll. Pra ose ndrysho skemën dhe kthehu te ajo Shqipëri e mëparshme me ata lojtarë që kishim ose vazhdo këtë lloj skeme, por me lojtarët e rinj. Hysaj ka luajtur gjithmonë me 4 në mbrojtje, tani në moshën 31-vjeç t’i i thua të bëj gjithë krahun i vetëm.

Abrashin e lë të organizojë, ndërsa Roshi që gjithmonë ka qenë për të mbrojtur dhe të niste kundërsulmin, tani lihet në disa zona fushe që si ka shkelur kurrë më parë. Mua më shijonte më tepër ekipi atëherë, më shijonte më tepër ajo loja jo e bukur dhe që merrnim rezultat ndonjëherë sesa të luash mirë dhe të pësosh kaq gola si sot”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In