• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ku Albana, e ku Armela

23/06/2021
in Blog
A A
Ku Albana, e ku Armela
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Albana Vokshi, që ka djegur mandatin për mendt e Lulit dhe Monikës, e sheh ende veten si kryetare e komisioni kuvendor për Median dhe Edukimin.

Pas dy vitesh e gjysmë jashtë parlamentit, ajo po përdoret nga selia blu herë për të sulmuar projektet e shkollave, herë rindërtimin, herë shëndetësinë dhë së fundmi edhe procesin e zgjedhjes së kreut të AMA-s. Si një prodhim i KOP-it që Berisha krijoi në 2005 si alternativë, Vokshi nuk ka ushqyer asnjë simpati keto 16 vite në politikë.

Së pari, sepse nga i gjithë ai Komitet i Orientimit të Politikave, ajo dhe Basha janë të vetmet mbetje. E kjo mbijetesë shtojnë dyshimet për lidhje të drejtëpërdrejta me Sali Berishën. Së dyti, kurrë në 8 vite qeverisje ajo nuk mbajti një post zyrtar, por u përdor për ta turrur kundër çdo individi të kampit tjetër politik, me apo pa pushtet qoftë. E pra, Albana që e ka braktisur parlamentin që në 2017 për të bredhur rrugëve në kauzat ‘kap ça t’kapësh’ të PD-së, sot i është kundërvënë kandidaturës që kaloi fazën e parë për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.

Është e drejta e Albanës që politkisht dhe personalisht të mos e pelqëje Armelën në krye të AMA-së. Sigurisht, ajo do dëshironte që AMA-n ta drejtontë e motra, Vjollca Vokshi, që shqiptarët e ‘simpatizonin’ po kaq shumë sa Albanën vetë. Por ç’e do! Kur s’i përgjigjesh ftesave për tryezën e tërmetit, tryezën e pandemisë, bashkëpunimin paszgjedhor e të tjera, e fundit që do pyetej PD-ja do të ishte AMA. Albana e harron që Armela vjen tek AMA pas drejtimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky institucion në kohën e Saliut të Albanës dhe Vjollcës drejtohej nga Edi Paloka.

Se kush janë të gjithë personazhet e përmendur në fjalinë e mëparshmë, shqiptarët e dinë mirë dhe e bëjnë lehtë dallimin për cilësinë e udhëheqjes që nga ATSH, tek qeveria. Armela është e vetmja që në krye të ATSH vajti e përcolli konferenca e takime ndërkombëtare, duke e bërë agjencinë një urë lidhëse e shkëmbimi informacioni. Një webfaqe që i referohen të gjithë sot, e që kurrë s’u akuzuar qoftë edhe nga Albana për keqpërdorim njëpartiak në 8 vite.

Ndryshe nga Albana që mban mbiemër të Kosovës dhe që kurrë s’ka shpjeguar ndonjë lidhje me Kosovën, Armela është nusja e djalit të Sulejman Krasniqit. Dhe ndoshta Albanën s’e kanë informuar që ky i fundit ka qenë burri i tezes së Lulzim Bashës. Madje, kreu i PD e përdori në ditën e tij më të errët emrin e Sulejman Krasniqit, si idhull e mentor të tij. Më saktë, kur iu faneps ai sikleti i kasetës së Krushës.

“Një rol të rëndësishëm për mua për Kosovën kanë luajtur librat e letërsisë sonë patriotike të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, burri i tezes sime” – pat thënë Basha pak muaj më parë teksa shfaqej atdhetar e luftëtar. Ndërsa për familjen e Albanës dimë vetëm që ia kanë thirrur bashkëshortin në Prokurori dhe që e motra bënte zëdhënësen e Berishës nga studio e RTSH. Sa i përket profesionalizmit gazetaresk të “gjyqtares” Vokshi, atë e kemi njohur kur Albana i hapi derën Ekrem Spahisë në pushtimin e RTSH në 1998…

Ndoshta i ekzagjeruar deri diku ky sqarim, por mirë është që lexuesi t’dijë, kryesisht sepse PD mban flamurin për luftën e klasave edhe sot e kësaj dite dhe s’lë vrimë pa rrëmuar. Tani merreni me mend vetë, ku Albana, e ku Armela…

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In