• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Senatin amerikan i përcjell Kurtit shqetësimet e SHBA, kryeministri i Kosovës fsheh takimin

16/02/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Senatin amerikan i përcjell Kurtit shqetësimet e SHBA, kryeministri i Kosovës fsheh takimin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin amerikan, senatori Ron Johnson, e ka takuar dje kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Gazeta Express ka mësuar që senatori amerikan ia ka përcjell Kurtit pozicionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për taksën dhe për dialogun. Johnson i ka treguar Kurtit që qëndrimet e tij ishin qëndrime të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit.

Gjatë kohës kur po qëndronte në Mynih, në konferencën për siguri, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar shumë takime, por njëra prej më të rëndësishmeve, dhe më të rëndat, ka qënë në mes tij dhe senatorit Ron Johnson, i cili është edhe kryetar i komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin e SHBA’ve.

Gazeta Express përmes burimeve të saj ka mësuar se Johnson ka qënë jashtëzakonisht i drejtpërdrejt në takim me Kurtin, duke ia përcjellë kryeministrit të Kosovës në mënyrë të qartë kërkesat amerikane për të.

“Në rast që dëshironi që qeveria të cilën ju e udhëhiqni të këtë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju duhet menjëherë që ta hiqni taksën dhe të zbutni retorikën për dialogun”, i ka thënë Johnson Kurtit, ka treguar burimi i Gazetës Express, i cili ka njohuri për përmbajtjen e bisedës gjatë atij takimi.

I njëjti burim ka treguar që Johnson ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës që këto kërkesa nuk janë të vetëm një institucioni amerikan, por të të gjitha institucioneve relevante amerikane.

“Është qëndrim i përbashkët i Shtëpisë së Bardhë (Këshillit për Siguri Kombëtare), Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit që të hiqet taksa, që të zbutet retorika”, i ka treguar Gazetës Express ky burim.

Për këtë takim te Kurtit me Johnson Kryeministria e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim të veçantë. Se Kurti e ka takuar senatorin e fuqishëm amerikan, atë që e udhëheq njërin prej komisioneve kyçe në senat, shkarazi ka treguar në një postim të tij në Facebook, asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, ka shkruar Beqiri në Facebook, në një postim të tij me të cilin ai kishte reaguar për një shkrim të djeshëm të Gazetës Express, që Grenell dhe Pompeo nuk kishin pranuar që ta takonin Kurtin.

Gazeta Express ka mësuar që administrata amerikane në të gjitha nivelet e saja është e mobilizuar për ta adresuar urgjentisht cështjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti, thonë këto burime, nuk do të mund të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, nëse paraprakisht nuk e heq taksën.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In