• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeprokurori Çela vartësve të tij: Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias

16/10/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Kryeprokurori Çela vartësve të tij: Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori Olsian Çela ditën e sotme u ka hequr vërejtje drejtuesve të Prokurorive të Rrethit të Korçës lidhur me hetimin e krimit financiar. Sipas kryeprokurorit Çela, numri i veprave penale që hetohen dhe lidhen me krimin financiar është i ulët në Korçë.

“Është i rëndësishëm krijimi i seksioneve që do hetojnë krimin financiar. Numri i veprave penale që hetohen dhe lidhen me krimin financiar është i ulët në Korçë. Kjo imponon një qasje proaktive. Duhet të shfrytëzohet çdo informacion që lidhet me asetet kriminale.

Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias. Nuk mund të keni një rol pasiv dhe vetëm kështu mund të keni një rol cilësor. Dua të trajtoj edhe dy tre probleme të tjera. Në korrik është miratuar udhëzimi me drejtuesit.

Ky udhëzim garanton atë që ligji ia ka dhënë prokurorëve, pavarësinë në vendimmarrje. Ne i kemi dhënë mundësinë çdo prokurori të mbrojë me fanatizëm pavarësinë e tij. Prokuroria e Korçës në këtë drejtim ka qenë model.

Janë zbatuar rregullimet ligjore për këto marrëdhënie që janë mjaft delikate dhe kërkojnë vëmendje. Regjistri i brendshëm i cili krijohet në bazë të këtij udhëzimi është thelbësor.

Ju duhet të garantoni sundimin e ligjit. Duhet të ruani pavarësinë ndaj ndërhyrjes ndaj çdo faktori të jashtëm në punën tuaj. Nëse do përmbushni detyrën tuaj me besnikëri ndaj ligjit, garancitë do të rrisin rezultatet dhe atë që na mungon, besimin e publikut.

Nëse ne do arrijmë ta bëjmë këtë, puna juaj do vlerësohet maskimalisht. Reforma nuk përfundoi me krijimin e SPAK dhe as me zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Është i rëndësishëm zgjedhja e drejtuesve nga KLP. Do nisë faza e çeljes së vendeve vakante në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme nuk do të rrijë indiferente ndaj këtij procesi. Ne mendojmë se ky proces duhet të bazohet në merita profesionale.

Gjatë këtyre muajve kemi monitoruar me kujdes punën e çdo drejtuesi në rrethe dhe do i dërgojmë KLP të dhëna për çdo drejtues.

Nëse ne do dështojmë në përzgjedhjen e drejtueseve kjo do të ishte dështim dhe pengesë në realizimin e objektivave që kemi”, u shpreh Olsian Çela.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In