• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri i ri i Australisë fut në “sherr” shqiptarët me grekët

23/05/2022
in Bota, Kuriozitete
A A
Kryeministri i ri i Australisë fut në “sherr” shqiptarët me grekët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja në zgjedhjet e së shtunës në Australinë e largët e liderit të opozitës, Anthony Albanese u pasqyrua menjëherë edhe në mediat shqiptare që nxituan ta etiketonin atë si “shqiptar” apo “arbëresh”. “Një shqiptar në krye të qeverisë australiane” – ishte njëri nga titujt. Kishte edhe më të përmajtur që shkruanin se bëhej fjalë për një arbëresh apo një “shqiptar” në thonjëza.

Po a është vërtet Anthony Albanese është një pasardhës i një familjeje shqiptare?

Ajo që dihet zyrtarisht është se nëna e tij ishte irlandeze ndërsa babai, Carlo Albanese vinte nga ishulli Barleta e Italisë, një qytet në rajonin e Pulias në Italinë juglindore. Të dy u njohën gjatë një udhëtimi me anije.

“Albanese” është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar”. Sipas ancestry.com, “albanese” ishte një emër që në Itali i jepej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe nga ky komunitet vjen edhe babai i politikanit australian” – është një nga shpjegimet që japin mbështetësit e linjës se Albanese është shqiptar.

“Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë “shqiptar”. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës” – thuhet në raportimet e Oculus News, një faqe shqiptarësh në SHBA dhe Australi.

Pretendimet e grekëve…

Por përveç medieve shqiptare edhe ato greke janë angazhuar të tregojnë se kryeministri i ri i Australisë u përket atyre.

“Edhe pse të gjithë Australianët e njohin Anthony Albanese për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë e dinë se atdheu i tij stërgjyshor në Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë” – Greek City Times.

Gazeta greke thotë se Barletta, vendlindja e babait të tij u themelua nga grekët e lashtë. Në shekullin e IV para Krishtit dhe prejardhja e emrit është “Baal-El” nga fenikasja kohë kur rajoni i Pulias ishte pjesë e Botës së Lashtë Greke.

Çfarë ka thënë vetë Albanese

Ai asnjëherë nuk ka folur për origjinën e tij. Kjo ndoshta se edhe babain e tij të vërtetë e ka njohur shumë vonë. Ai e dinte të vdekur babain e tij deri në moshën 15-vjeçare.

Nëna i kishte thënë se ai kishte vdekur në një aksident në Europë derisa i tha se ai mund të ishte gjallë kur u bë adoleshent. Vetëm atëherë nëna i rrëfeu se mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie gjatë një udhëtimi me anije.

Më vonë kuptoi se ishte shtatzëne, por në atë kohë ishte e vështirë të rriste një fëmijë jashtë martese. Për këtë ajo sajoi historinë se i fejuari i saj vdiq në aksident dhe vetëm në prag të vdekjes i tregoi të birit të vërtetën.

Pas vdekjes së nënës në vitin 2002 ai nisi kërkimet. Albanese nuk mundi ta gjente babanë e tij deri në vitin 2009 kur edhe krijoi një lidhje me të. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

Në një intervistë për mediat italiane, gazetari e pyeti nëse duhet ta thërriste “Allbaniz” apo “Albanese” ai iu përgjigj me humor: “Më thirr Albi”.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In