• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri i Polonisë paralajmëron luftë të tretë botërore: BE po na kërcënon me armë në kokë

25/10/2021
in Bota
A A
Kryeministri i Polonisë paralajmëron luftë të tretë botërore: BE po na kërcënon me armë në kokë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian po i bën kërkesa Polonisë duke mbajtur një “armë në kokën tonë” dhe një vendim për të ndaluar financimin mund të nisë “një luftë të tretë botërore”, tha Kryeministri i Polonisë për gazetën Financial Times të hënën.

Duke folur për mosmarrëveshjen e sundimit të ligjit të Polonisë me BE-në, Mateusz Moraëiecki tha se Brukseli duhet të tërheqë kërcënimin e sanksioneve ekonomike, nëse dëshiron të zgjidhë konfliktin.

Kjo, shtoi kryeministri, përfshin një kërkesë në shtator për të vendosur një gjobë ditore ndaj Polonisë derisa ajo të zbatojë disa vendime të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në lidhje me rishikimin e sistemit gjyqësor nga qeveria.

“Ndryshimet, një nga shtyllat kryesore të mosmarrëveshjes në konflikt, janë kundërshtuar nga BE, e cila thotë se ato kufizojnë pavarësinë e gjyqtarëve.”

Polonia po përballet me presionin se BE-ja mund të ndalojë financimin nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike për shkak të dyshimeve për një sistem gjyqësor jo të drejtë dhe ta pavarur.

Por Moraëiecki tha se një veprim i tillë do të fillonte “një luftë të tretë botërore” dhe premtoi se ai do të mbronte pozicionin e Polonisë “me të gjitha armët që janë në dispozicionin tonë”.

Kryeminisri polak tha se përplasja mbi sundimin e ligjit ishte “një proces politik” dhe mund të zgjidhej nëpërmjet dialogut politik në vend të kërcënimeve.

“Për fat të mirë ky është një proces politik. Dhe proceset politike mund të ndalen nga politikanët. Kjo do të ishte gjëja më e mençur që ata mund të bëjnë. Sepse atëherë ne nuk po flasim me njëri-tjetrin me armë në kokë”,- tha ai.

Moraëiecki tha se për të lehtësuar tensionet, Polonia sugjeroi dhomën disiplinore për gjyqtarët që Gjykata Europiane e Drejtësisë e konsideroi të paligjshme deri në fund të vitit.

“BE pretendon se dhoma është një kërcënim për pavarësinë e gjyqtarëve dhe tensioni mbi ekzistencën e saj u përshkallëzua kur Polonia refuzoi të zbatonte vendimin që urdhëronte shpërbërjen e saj.”

Lideri i Polonisë tregoi se dhoma do të mbyllej, por paralajmëroi se çdo veprim për të reduktuar financimin e Polonisë nga BE do të përballej me hakmarrje.

Duke komentuar intervistën, Donald Tusk, ish-kryeministri polak dhe ish kreu i Këshillit Europian, tani udhëheqës PPE (Partive Popullore Europiane) dhe prej orëve të fundit drejtues i partisë opozitare polake, Platforma Qytetare, tha se bota ishte e tronditur nga paralajmërimi i Moraëieckit për një luftë.

“Bota qëndron e shtangur pas intervistës së kryeministrit polak, në të cilën ai parashikon një luftë të tretë botërore të nisur nga konflikti i Polonisë me BE-në”, tha Tusk, duke shtuar se “marrëzia është shkaku i fatkeqësive më të rënda politike”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In