• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kryeministri Albin Kurti “vjedh” tezën e zv.ministrit Petro Koçi, ja prova

15/02/2020
in Blog
A A
Kryeministri Albin Kurti “vjedh” tezën e zv.ministrit Petro Koçi, ja prova
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Pavarësisht ndasive që ka në raste të caktuara me Tiranën zyrtare, kryeministri i kosovar, Albin Kurti duket se ka zbritur me këmbë në tokë dhe ka përqafuar politika e ndjekura nga qeveria “Rama” sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtarëve. Teksa ditën e djeshme ndodhej në konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë, mes të tjerash në fjalimin e tij, kryeministri Kurti ka përdorur tezën e zv/ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi.

Ky i fundit përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale në 22 tetor të vitit që lamë pas, ka bërë thirrje Serbisë që të kërkoj falje për krimet që ka kryer në Kosovë. Ndërkohë që, me të njëjtën frazë iu është drejtuar edhe zoti Kurti të pranishmëve në këtë konferencës, kur tha se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. “Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova.

Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, deklaroi kryeministri Kurti. Por në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe vetë zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për këtë deklaratë, duke theksuar se ndihet mirë që shefi i qeverisë kosovare ka përdor tezën e tij. Ndërkohë, unë po sjell për lexuesit edhe statusin e zotit të Koçi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” dhe në disa media në 22 tetor të vitit 2019, i cili ka pohuar të njëjtën gjë.

“Vasfie Krasniqi është britma dhe kushtrimi i çlirimit të Kosovës dhe simboli i kurajos në shoqërinë shqiptare për të thënë të vërtetën. Ajo është thirrja ndaj Serbisë që të guxojë të pranoje turpet gjatë përpjekjes për spastrim etnik të Kosovës. Ndërsa Kosova është çliruar prej Serbisë, Serbia nuk është çliruar akoma prej Kosovës. Sot, duke nderuar Vasfie Krasniqin, gruan që mundi skllavërinë e heshtjes dhe dëshmoi pështirësinë e përdhunimeve të serbëve në Kosovë”, shkruante asokohe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Pra, duket qartë që kryeministri kosovar, Albin Kurti ka përdorur tezën e artikuluar nga zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Thënë ndryshe, edhe pse zoti Kurti tregon se do që të jetë unik dhe i ndryshëm nga qeveria “Rama”, ai vijon të “vjedhë” ide dhe teza të kabinetit qeveritar, sikundër është rasti i sipërpërmendur.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In