• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryemadhi fillon të jap “dekorata”: Veprimet e sjelljet e Ilir Metës si president, më të mirat në karrierën e tij politike. E sinqertë dashuria e tij për Margarita Tutulanin, motra e saj themeluese e LSI

16/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Kryemadhi fillon të jap “dekorata”: Veprimet e sjelljet e Ilir Metës si president, më të mirat në karrierën e tij politike. E sinqertë dashuria e tij për Margarita Tutulanin, motra e saj themeluese e LSI
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ftuar në emisionin ‘java’ në RTSH kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi rolin e bashkëshortit të saj, Ilir Meta në postin e Presidentit të Republikës.

Kryemadhi u shpreh se sjelljet dhe veprimet e Ilir Metës në presidencë janë më të mirat në karrierën e tij politike.

Duke folur mbi deklaratën e Presidentit të Republikës për Margarita Tutulanin, Kryemadhi theksoi se ajo është e sinqertë duke parë lidhjen shpirtëtore që ka Ilir Meta me luftën nacional çlirimtare.

Meqë përmendët Presidentin e Republikës i cili ka qenë dhe ish-Kryetar i partisë suaj dhe themelues i partisë suaj, një deklaratë e habitshme e tij, dua më shumë Margaritën sesa Monikën dhe këtë e bënte në një replikë me një burrë tjetër të cilit ju dhe burri juaj keni vite që i numëroni gratë e jetës së tij…

Njeriu e zgjedh vetë standardin e jetës por unë një gjë dua të them, që në të gjithë historinë dhe në të gjithë debatin që ndodhi, unë jam e bindur që sjellja dhe veprimet e Ilir Metës kanë qenë si asnjëherë tjetër përsa i përket karrierës së tij politike si President.

Mendoj që gazetarët Ilir Metën nuk duhet ta gjykojnë nga statuset e tij të Facebookut por duhet ta gjykojnë nga vendimet që ka bërë dhe vendimet e Ilir Metës si President kanë qenë vendime jo vetëm kushtetuese të cilat kanë marrë vulën dhe miratimin e Komisionit të Venecias por kanë qenë dhe vendime shumë patriotike për këtë ua garantoj.

Përsa i përket të qenurit i majtë dhe përsa i përket të qenurit patriot dhe ajo që mendoj dhe që është jetësore në përditshërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me luftën anti-fashiste Nacional Clirimtare, unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua.

Pse e them këtë? E them sepse adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi.

Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë.

Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë jam parë vetëm ambasadorë që dekoron ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot.

Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit ka qenë një nga themelueset e LSI.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In