• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kroacia nga sot anëtare e zonës Shengen dhe e monedhës euro: Von der Leyen e përshëndet

01/01/2023
in Aktualitet, Bota
A A
Kroacia nga sot  anëtare e zonës  Shengen dhe e monedhës euro: Von der Leyen e përshëndet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në momentin e ndërrimit të viteve, kroatët iu bashkuan zonës së lëvizjes së lirë Shengen dhe monedhës evropiane Euro.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Kroacinë, vendin më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, që përmbushi kështu aspiratat më të mëdha kombëtare që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë 31 vjet më parë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi të dielën Kroacinë, që sapo iu bashkua Euros dhe hoqi dhjetëra pika kufitare duke iu bashkuar kështu hapësirës më të madhe në botë të udhëtimit pa pasaporta.

Ky moment shënon një fillim të ri për vendin e vogël ballkanik prej 4 milionë banorësh që u vendos në epiqendër të vëmendjes ndërkombëtare tre dekada më parë për shkak të luftës brutale që shkatërroi gati një të katërtën e ekonomisë së vendit.

Zonja Von der Leyen e përshëndeti zhvillimin si një “ditë për t’u festuar”.

“Kjo është mbi të gjitha një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin kroat. Është dëshmi e rrugëtimit tuaj të jashtëzakonshëm, punës suaj të madhe dhe vendosmërisë tuaj. Është një ditë feste jo vetëm për kroatët, por për të gjithë shtetasit evropianë. Nga ky moment, kufijtë ndërkombëtarë mund të kalohen lirisht pa kontroll”, tha zonja Von der Leyen nga pika kufitare në Bregana.

Bërja pjesë e zonës Shengen do të thotë se kroatët do të jenë tashmë ndër 420 milionë njerëzit që mund të lëvizin lirisht pa pasaporta në të 27 vendet anëtare.

Gjithashtu, bërja pjesë e Eurozonës do t’i ofrojë Kroacisë avantazhet e marrëdhënieve më të forta financiare me monedhën e 19-të vendeve të tjera që kanë monedhën Euro, si dhe me Bankën Qendrore Evropiane.

“Sot bëheni pjesë e një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin Euron në jetën e tyre të përditshme. Euro na bën më të fortë brenda vendit. Lehtëson investimet dhe tregtinë ndërkufitare, duke e bërë ekonominë më të gjallëruar. Ndihmon në krijimin e vendeve të punës. Sjell stabilitet makroekonomik dhe besueshmëri. Si monedha e dytë më e rëndësishme në botë, Euro na bën më të fortë në skenën botërore”, tha zonja Von der Leyen.

Kjo do të lehtësojë edhe udhëtimin dhe sipërmarrjen, duke hequr pengesën e këmbimit të monedhës për kroatët dhe për dhjetëra mijëra turistët që vizitojnë këtë vend çdo vit për të shijuar bregdetin e mahnitshëm të Adriatikut./ Zëri i Amerikës

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In