• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krisen raportet brenda opozitës, LSI fushatë kundër PD në takimet me bazën edhe aleatët tradicionalë të demokratëve të pakënaqur

28/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Krisen raportet brenda opozitës, LSI fushatë kundër PD në takimet me bazën edhe aleatët tradicionalë të demokratëve të pakënaqur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Ashtu siç gazeta e ka deklaruar më parë, ndryshimi i Kodit Zgjedhor që i hap rrugë heqjes së koalicioneve partiake parazgjedhore, ka shkaktuar krisjen e raporteve brenda opozitës së bashkuar dhe shtuar rivalitetin mes partive.

Prej disa ditësh i gjithë spektri politik ka zbritur në bazë për të karikuar elektoratin sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Partia Socialiste nga njëra anë dhe Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim po përdorin çdo strategji për të “joshur” e bindur qytetarët që të votojnë për to në zgjedhjet e ardhshme.

Por teksa është normale që socialistët të sulmojnë demokratët, ndaj këtyre të fundit ka nisur një fushatë kundër edhe nga aleatja e saj LSI. Burime të sigurta nga selia blu i pohuan gazetës se disa degë të Partisë Demokratike janë alarmuar, ndërsa i janë ankuar kryedemokratit Lulzim Basha, duke ia bërë të qartë se partia e Kryemadhit në takimet me bazën dhe strukturat e saj ka nisur një fushatë kundër PD-së.

LSI fushatë kundër PD në takimet me bazën

Mësohet se në këto takime zyrtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar që në zgjedhjet e 25 prillit të votohet për partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi, pasi sipas tyre, LSI është ajo që do të vendosë për qeverinë e ardhshme.

Në këtë kontekst, mësohet se ata kanë kërkuar dhe kanë dërguar mesazhe që të votohet vetëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila është një “ombrellë” për t’u mbrojtur vendet e punës demokratëve dhe madje edhe socialistëve. Kjo joshje që po bën LSI-ja ndaj demokratëve nuk është e panjohur, sepse të njëjtën skemë ky subjekt politik ndoqi edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke bërë që ta ruante disi rezultatin e vitit 2013.

Po ashtu, mësohet se pjesë të joshjes Lëvizja Socialiste për Integrim po përdor edhe politikën e butë që po ndjek Partia Demokratike në raportet me Partinë Socialiste, ku mësohet se në takimet që ka pasur me bazën, kjo parti ka pasur si synim që përveç rivalitet brenda opozitës, ta kompleksojë Bashën. Jo vetëm për paktin e 17 majit që bëri me Ramën, të cilin e konsideron si tradhti ndaj demokratëve, por me të gjithë fushatën e fshehtë që po bën duke e afishuar veten si opozita e vërtetë përballë Ramës.

Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate disa degë të PD janë alarmuar për fushatën e nisur nga LSI kundër tyre, duke e vënë në dijeni kryedemokratin Basha për ato që ndodhin në bazë. Pra, ky rivalitet i shtuar duket se po kris edhe raportet brenda opozitës, pasi ndryshe nga Lulzim Basha, i cili nuk e vë më “kujën” për 5 qershorin, Ilir Meta dhe LSI i mëshon fort pretendimit se marrëveshja është shkelur, pasi Kodi i ri Zgjedhor që ndalon koalicionet parazgjedhore dëmton më shumë partinë e Kryemadhit.

Edhe aleatët e PD të pakënaqur me Bashën

Por presione në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha po ushtrojnë edhe aleatët tradicionalë të PD, të cilët kërkojnë të dinë nga shefi i selisë blu se si opozita do të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Aktualisht opozita nuk është shprehur nëse do të hyjë me një listë apo me disa lista në zgjedhje, duke qenë se nuk do të ketë më koalicione parazgjedhore, ndërkohë që aleatët e Bashës, përveçse i kanë kërkuar këtij të fundit që t’i fusë në listat fituese të PD, po dërgojnë edhe mesazhe. Sinjali më i freskët ka ardhur nga kreu i Partisë Republikane,

Fatmir Mediu, i cili teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive deklaroi se opozita duhet të kishte nxjerrë listën e kandidatëve për deputetë dhe kabinetin qeverisës. “Unë mendoj është që opozita shqiptare duhet të kishte dalë sot me kandidaturat e veta, pavarësisht nga varianti elektoral që do të kishte. Nuk duhet të vonojë asnjë ditë për të konceptuar kush do jenë drejtuesit që do të drejtojnë fushatën elektorale, jo vetëm në qendër, por në të gjitha sipërfaqet e gjeografisë shqiptare”, deklaroi Mediu.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In