• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kreshnik Spahiu: Rama, Basha dhe Meta u bënë bashkë për të shtypur revolucionin, turp që katandisën Shqipërinë në këtë gjendje

28/11/2020
in Blog
A A
Kreshnik Spahiu: Rama, Basha dhe Meta u bënë bashkë për të shtypur revolucionin, turp që katandisën Shqipërinë në këtë gjendje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar Bashën, Berishën, Ramën dhe Metën se nuk lejuan revolucionin tetë vjet më parë në Shqipëri, për ta degraduar vendin në këtë gjendje të mjeruar.

Ndërsa ka publikuar një video kur në 2012 ai shpërndante flamuj në çdo qytet të Shqipërisë, Spahiu tha se partia u godit nga pushtetarët për të mos lejuar zhvillimin e kauzës së saj, sepse do t’u prishej terezia dhe prekej karrigia e tyre.

“Gëzuar miq por kujtesë: 8 vjet më parë, shpërndamë 1 milion flamurë, në çdo qytet dhe çdo dritare, në 28 Nëntor. Pasi na qeshën, na sulmuan, na shkatërruan, na larguan, na imituan, na kopjuan, e katandisën Shqipërinë siç e shihni sot. Ne dhe kauza kombëtare morëm goditje fatale. Kurrë në histori s’ka pasur një marrëveshje aq barbare, si ajo Rama-Basha-Meta-Berisha kundër lëvizjes revolucionare kuqezi”, shkruan Spahiu përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Sipas tij, ata janë në grup bashkë për të mbajtur lart partitë e tyre dhe për të mos lejuar kryengritje shqiptare. “Ata tundin flamujt e partive të tyre, por Shqipërisë sot më shumë? Se kurrë i nevojitet patriotizmi Kuqezi për të themeluar një Shqipëri tjetër, një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri e Bashkuar, një Shqipëri Europiane me 10 milionë shqiptarë”, shkruan Spahiu.

Edhe më parë Spahiu ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të qeverisë aktuale Edi Rama. Këta të dy kanë infektuar trurin e shqiptarëve dhe kanë 30 vjet në politikën shqiptare duke shkatërruar totalisht qytetarët.

Duke iu referuar situatës aktuale të koronavirusit, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka thënë në postim në facebook se, ata nuk kanë asnjë shpëtim për gjithë të këqijat që i kanë bërë këtij vendi. “As Kina nuk akuzon Amerikën, sa Berisha akuzon Ramën për koronavirusin.

Fundja s’kemi ç’presim nga populli, kur dy “kokat e mëdha”, që na drejtojnë nuk vlejnë as sa dy maska. Ka ardhur koha për t’i shitur si paketë okazion të dy maskat shqiptare. Maska e Ramës e skaduar prej vitesh dhe që është një përdorimshme; Maska me surratin e Bashës e cila është e përjetshme dhe shumë përdorimshme.

Gjithsesi, objektivi parandalues i dy prezervativëve nuk varet nga afati por nga madhësia. Brenda tyre ndodhet truri i mijëra shqiptarëve që është prekur rëndë nga politizimi viral që ka 30 vjet që qarkullon në gjithë kapilarët dhe gjakun shqiptar! Mushkëritë e tyre mund të mbrohen nga Coronavirusi, por truri i tyre s’ka më as shërim dhe as shpëtim”, tha Spahiu.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In