• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Krenari, prestigj dhe para, historia e bukur e Ballkanit Europë

05/11/2022
in Sport
A A
Krenari, prestigj dhe para, historia e bukur e Ballkanit Europë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk do ta kishte menduar se Ballkani, debutues në arenën ndërkombëtare, do të bëhej ekipi më i suksesshëm në futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e nisi aventurën në kualifikueset e Champions League, por u eliminua nga Zalgiris, duke u zhvendosur në Conference League, aty ku kaloi tre kundërshtarë: La Fioritan nga San Marino, Klaksvik nga Ishujt Faroe dhe Shkupin e Maqedonisë së Veritut, në play off.

Në aspektin sportiv, Ballkani meriton respektin e të gjithëve, ndërsa në atë financiar skuadra nga Suhareka ka arritur që të arkëtojë një shifër të paimagjinueshme më parë.

Nga përllogaritja e bërë, mbi 4 milionë euro i takojnë kampionëve të Kosovës. Ekipi dardan mori 400 mijë euro nga raundet paraeliminatore, ndërsa kalimi në grupe solli edhe 3 milionë euro më shumë.

Diçka historike, për një ekip që në maj kishte marrë të parin titull kampion e do të ishte pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni të UEFA-s që në debutim.

Pjesëmarrja ishte diçka e jashtëzakonshme, por Ballkani jo vetëm që arriti të dhuronte ndeshje të bukura, emocione e një lojë të mirë në të gjitha ndeshjet që zhvilloi, por deri në xhirot e ndeshjeve të pesta diskutoi kualifikimin për në raundin tjetër.

Megjithatë, mungesa e eksperiencës ndikoi, por kjo nuk e pengoi skuadrën e Ilir Dajës që të marrë një fitore në transfertë ndaj Sivasporin, që u rendit në vendime parë në Grupin F, dhe një barazim ndaj Cluj në Prishtinë.

Fitorja ndaj turqve shtoi të ardhurat me 500 mijë euro të tjera, ndërsa barazimi në shtëpi ndaj rumunëve të Kluzh i shtoi Ballkanit solli dhe 166 mijë euro, shkruan Super sport.

Po ashtu kampionët e Kosovës morën dhe 115 mijë euro nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s. Në total, Ballkani nga paraqitja në arenën evropiane merr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”. Shifër e konsiderueshme për një skuadër nga Kosova, që i jep garanci për të ardhmen.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In