• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

KQZ, si tryezë opinionistësh

30/12/2020
in Blog
A A
KQZ, si tryezë opinionistësh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë zyrtarë të lartë politikë dhe të zgjedhur në krye të bashkive, të cilët e kanë mësuar vonë se në Marrëveshjen e 5 Qershorit, janë futur disa kufizime të përdorimit politik të pushtetit katër muaj para zgjedhjeve.

Marrëveshja shprehet parimisht për të mos keqpërdorur pushtetin duke shpërndarë certifikata legalizimi apo përurime rrugësh dhe aktivitete të tjera, por ajo që duhet të bënte KQZ dhe nuk e ka bërë ende, është një urdhër për ndalimin e veprimtarive që përshkruhen qartë cilat janë.

Kjo është detyrë e Komisionerit, jo diskutimet e Celibashit me Vukajn apo dikujt tjetër, që bëjnë deklarata në mbledhjet e punës së KQZ, se kush lejohet e kush nuk duhet të lejohet.

Komisioneri duhet të nxjerrë urdhrat për ndalimin e veprimtarive dhe sanksionet administrative në rast se shkelen. Kaq është detyra e tij. Interpretimet politike dhe debatet që ushqehen nga mungesa e këtyre urdhrave, tregojnë se ata janë duke mos bërë detyrën e tyre.

Një kryetar bashkie sot nuk ka një urdhër nga Komisioneri se çfarë duhet të mos bëjë në fushatë, ndërkohë që Marrëveshja e 5 Qershorit ka parashikuar si afat datën 25 dhjetor.

Në vend të urdhrit ai duhet të dëgjojë muhabetet e kafeneve të Komisionerit, të anëtarëve të Rregullatorit, apo atyre të CAS, që me sa duket u pëlqen të jenë më shumë debatues ekranesh se zyrtarë të zgjedhjeve.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për debatin e Pandeli Majkos me një anëtar të KAS për mundësinë e votimit të emigrantëve.

Pandeli Majko ka të drejtë kur thotë se votimi i emigrantëve është sanksionuar në Kodin Elektoral dhe detyra e KQZ është t’i japë zgjidhje mënyrës se si ata do votojnë.

CAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) është një lloj gjykate e zgjedhjeve dhe anëtarët e këtij institucioni nuk mund të rrinë të bëjnë deklarata publike për çështje që presin zgjidhje dhe janë në proces, pasi pastaj do të ngatërrojmë vendimet me mendimet dhe nga nevoja për një KQZ jo politike, do kemi një KQZ që ngjan si paneli i Fevziut.

Kodi elektoral i ka dhënë të drejtën çdo shqiptari jashtë Shqipërisë që ka deklaruar adresën atje dhe gjendjen civile këtu, të marrë pjesë në zgjedhje.

Detyra e KQZ është të miratojë rregulla si do votojnë këta shqiptarë dhe jo të bëjë debate publike a bëhet a nuk bëhet kjo gjë.

Rregullatori tanimë duhet ta kishte miratuar procedurën se si duhet të votojnë ata shqiptarë që duan të votojnë, sipas rregullave që do ti vendosë KQZ.

Katër muaj para zgjedhjeve, KQZ duhet të kthejë në urdhra dhe rregullore çdo gjë që u duhet zgjedhjeve dhe jo të komentojë publikisht Kodin Elektoral apo mundësitë apo pamundësitë për zbatimin e tij.

Nuk janë aty për të bërë llogje dhe as për t’u promovuar si figura politike. Janë për të administruar zgjedhjet dhe për të zbatuar Kodin Zgjedhor.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In