• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Konventa Kombëtare e Demokratëve në SHBA, Balla merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve 2020

17/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Konventa Kombëtare e Demokratëve në SHBA, Balla merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve 2020
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate, startoi edhe Forumi Ndërkombëtar të Liderëve 2020, i cili trajtoi temën “Dezinformimi, siguria kibernetike, mbrojtja e demokracisë digjitale”.

Në këtë forum mori pjesë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë diskutimit të sotëm u nënvizua fakti se kërcënimi që vjen nga dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike sidomos në periudha zgjedhore.

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje mund të marrin forma të ndryshme përfshirë fushatat e dezinformimit në mediat sociale për të ndikuar opinionin publik, sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike në lidhje me zgjedhjet, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë.

Pyetjes së numrit dy të PS-së, Taulant Balla mbi mënyrën se si qeveritë apo parlamentet duhet/mund të adresojnë dhe luftojnë lajmet e rreme dhe dezinformimin, me kujdesin e respektimit të fjalës së lirë apo lirisë së mediave, panelistët dhanë përgjigje të ndryshme.

Për Profesor Howard “Gënjeshtrat nuk mund të gëzojnë të drejtën e fjalës së lirë…” dhe sigurisht kur flitet për shëndetin dhe sigurinë kombëtare atëherë është e nevojshme që institucionet të ndërmarrin masat e duhura për të ndërhyrë në legjislacion.

Sipas Ballës, Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, e përafruar me Rezolutën e Parlamentit Europian, ka kërkuar hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit. Ashtu siç thoshte dhe Winston Churchill “Në kohë lufte, e vërteta është aq e shtrenjtë sa duhet të mbrohet gjithmonë nga një rojtar kundër gënjeshtrave”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot në ditën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate www.demconvention.com, startoi edhe Forumi Ndërkombëtar të Liderëve 2020 (on-line). Tema e përzgjedhur për ditën e parë lidhet me një nga rreziqet kryesore të demokracisë në shekullin e XXI: “Dezinformimi, siguria kibernetike, mbrojtja e demokracisë digjitale”.

Në panelin ishin personalitete të rëndësishëm si:

Brad Smith, President i Microsoft;

Professor Phil Howard, Drejtor i Oxford Internet Institute;

Jeh Johnson, Ish-Sekretar i Sigurisë Kombëtare të SHBA;

Elissa Slotkin, Anëtare e Kongresit të SHBA .

Gjatë diskutimit u nënvizua kërcënimi që vjen nga dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike sidomos në periudha zgjedhore.

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje mund të marrin forma të ndryshme përfshirë fushatat e dezinformimit në mediat sociale për të ndikuar opinionin publik, sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike në lidhje me zgjedhjet, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë.

Panelistët nuk ofruan një zgjidhje të vetme sepse nuk mund të ketë një ‘formulë të suksesshme’ në luftën ndaj këtij fenomeni gjithmonë në evolim.

Interesimit tim (pyetjes) mbi mënyrën se si qeveritë apo parlamentet duhet/mund të adresojnë dhe luftojnë lajmet e rreme dhe dezinformimin, me kujdesin e respektimit të fjalës së lirë apo lirisë së mediave, panelistët dhanë përgjigje të ndryshme.

Për Profesor Howard “Gënjeshtrat nuk mund të gëzojnë të drejtën e fjalës së lirë…” dhe sigurisht kur flitet për shëndetin dhe sigurinë kombëtare atëherë është e nevojshme që institucionet të ndërmarrin masat e duhura për të ndërhyrë në legjislacion.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, e përafruar me Rezolutën e Parlamentit Europian, ka kërkuar hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit. Ashtu siç thoshte dhe Winston Churchill “Në kohë lufte, e vërteta është aq e shtrenjtë sa duhet të mbrohet gjithmonë nga një rojtar kundër gënjeshtrave”.

Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimi janë fenomene komplekse, të cilat si fillim duhet të pranohen nga aktorët e brendshëm që ekzistojnë për të mundësuar më pas një adresim sa më efikas dhe të koordinuar të këtyre fenomeneve.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In