• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Komedia” Pacolli tregon shtetin parapolitik të Kosovës

29/04/2020
in Blog
A A
“Komedia” Pacolli tregon shtetin parapolitik të Kosovës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Behxhet Pacollin nuk e kam dashur qysh ditën e parë që hyri në politikë. Përpjekja e tij për t’iu imponuar qytetarëve të Kosovës si i pasur, pastaj si njeri që i siguronte votat përmes bamirësisë, mesazhet e tij të turbullta politike që merrnin model zhvillimi Kazakistanin, ku ai bën biznes me një diktator lindor dhe plot vese të tjera, që i futi si virus në politikën e Kosovës, ishin arsye të mjaftueshme për të qenë kritik me të.

Dhe ai nuk arriti dot suksesin e biznesit në politikë. Mbeti në periferinë e politikës, duke u përpjekur të kapë poste me kushtëzim të votave të pakicës së tij.

Natyrisht nuk shkëlqeu as si ministër i Jashtëm, për shkak të keqkuptimit që ka, se bota mund të blihet me para. Dhe kjo çoi në më shumë ç’njohje se sa njohje të Kosovës.

Por ajo që po ndodhi 24 orët e fundit me të, është një turp, që në fakt i bën skanerin jo vetëm vesit linçues të Albin Kurtit ndaj kundërshtarëve të vet, por dëshmon dhe mendësinë parapolitike të shtetit të Kosovës, në reagimin ndaj skandaleve të tilla.

Bexhet Pacolli është mes të tjerash një qytetar i pasur i Zvicrës, i çertifikuar si i paprekur nga virusi, që ka kushte maksimale për të udhëtuar i vetëm dhe për t’u vetëkarantinuar i vetëm, në “sarajet” e tij 5 hektarë në Prishtinë. Ka plot njerëz që i urrejnë të pasurit, por kjo nuk e ndryshon fatin e tyre.

Kaq sa i takon masave të vetëkarantinimit.

E njëta qeveri ka lejuar dhe në fakt nuk ka bythë t’i ndalojë dhjetëra deputetë të “Listës Serbe” që hyjnë e dalin në Serbi sipas qejfit, dhe po ashtu, sipas raporteve në shtyp, kanë përdorur dhe kritere preferenciale për biznesmenë të Kosovës.

Gjuetia ndaj Pacollit, është thjesht një neveri politike, që tregon se Albin Kurti për një “plesht e djeg jorganin”. Atij nuk i hyn në sy as kriza politike, as kriza e pandemisë, por vetëm të linçojë një njeri që mund të jetë kyç në formimin e qeverisë së kundërshtarëve të tij. Mendoni sikur ky të kishte mundësi ta vriste, me sa lehtësi e bënte.

Kjo zhbën çdo përpjekje për ta vizatuar këtë njeri si parimor. Është thjesht një inatçi provincial, që nuk e kontrollon dot veten.

Nga ana tjetër, po kaq banale është gjesti i futjes së Pacollit në Kosovë me eskortë të presidentit. E di që është ligjore, por nuk është politike.

Ndarja e shtetit të Kosovës në “pushtet” të presidentit” dhe “pushtet të kryeministrit” më kujton Malin e Zi të viteve ‘90, kur nga Vladimiri e deri në Muriqan, e kishte Bulatoviçi me ushtri, e nga Vladimiri e lart, Gjukanoviçi me polici. Tani meqë Albini është nga Vladimiri, të na e kursejë këtë shijen e keqe që krijon idenë e barrikadimit të dy pushteteve brenda shtetit.

Behxhet Pacolli duhet të ulej në Prishtinë si qytetar i rëndësishëm i Kosovës, siç dhe është, pavarësisht se nuk e kam qejf unë.

Ai e ka avionin e vet dhe hapësirën e vet të mjaftueshme për t’u vetëkarantinuar, si shumë politikanë në botë që ndodh të kenë përballje me këtë protokoll shëndetësor.

Pastaj, ai kaçaku që ushtron detyrën e ministrit të Brendshëm le ta arrestonte, nëse mundej.

Asgjë nuk i ndodh Behxhet Pacollit nga një gjest i tillë. Përkundrazi fiton si viktimë e një inati provincial të disa linçuesve primitivë, që kanë zaptuar disa karrige dhe duan të vrasin gjithkënd që mendojnë se mund t’ua zërë ato karrige.

Nuk ka gjë më poshtëruese për Albin Kurtit dhe disa idiotë që ka pas, se të përballet me një situatë të tillë. Nuk di ndonjë politikan në botë që ka fituar pikë duke arrestuar për arsye politike, teka dhe frikë pushteti, kundërshtarë të tij. Albini mund të pyesë Berishën sa i ka kushtuar kjo idiotësi.

Ndaj mënyra se si Pacolli po përballet me këtë situatë, nuk është normale. Atij kaçakut kryepolic, që “i kërkon lokacionin”, t’i thotë eja se këtu më ke, dhe të përballet me të. Thjeshtë e bën më qesharak Albin Kurtin dhe më politike situatën.

Albin Kurti mendon se po e poshtëron Behxhet Pacollin duke kërkuar ta arrestojë, apo ta karantinojë bashkë me të tjerë. Por më e keqja është se dhe Pacolli mendon se poshtërohet.

Kjo tregon se sa parapolitike, janë palët në konflikt në Kosovë.

Kjo është një betejë që e fiton ai që sillet politikisht. Nuk e fiton dot as Albin Kurti që sillet si cub linçues, dhe as ky tjetri që sillet si person në kërkim.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In