• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

17/09/2022
in Nostalgji
A A
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot aktori i mirënjohur Reshat Arbana feston 82 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

Reshat Arbana (1940). Aktor. Lindi në Tiranë, më 15 shtator. Kreu shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, në vitin 1965. Punoi si regjisor në “Radio Tirana”, 1965- 1973, ndërsa nga 1974 deri më 1992 ka qenë aktor në Teatrin Popullor. Nga viti 1992 e në vijim aktivizohet në projekte të ndryshme teatrore, apo filma si aktor i lirë në interpretimin e disa roleve.

R. Arbana është aktor i planit dramatik; karakterizohet nga një lojë që gërsheton çastet e qeta, rrefimtare e të shtrira me ato shpërthyese, të ngjeshura dhe emocionale; ka një zë të plotë e kumbues, herë-herë në tone epike. Me lojën e tij ka sjellë një galeri tipash, që ndryshojnë sipas kohës, vendit, shtresimeve sociale, ngarkesës së tyre psikologjike dhe temperamentit.

Në vitin 1974, interpretoi rolin e Selimit në dramën “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, ku paraqiti një njeri kokëfortë, të bindur e të pakthyeshëm në rrugën e bërrjes së tij politike e morale. Një vit më vonë i dha trajtë ekspresive personazhit të vështirë e kontradiktor prej fshatari të vafër, hallexhi, por lakimtar, Pilo Shpiragut në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxes prej Kudret Velçës.

Në teatër ka realizuar 24 role kryesore. Prej tyre janë bërë më të njohura në kohë, gjithashtu, roli i Presidentit te drama “Luiza Miler” e F. Shilerit, 1979; roli i Beqir Agës te drama “Lulet e shegës” e Kolë Jakovës, 1977, përmes të cilit paraqiti njeriun dinak, të egër dhe të lidhur fort me pronën dhe pasurinë; roli i Uill Lomenit te drama “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit, 1979, ku vuri në spikamë me zgjuarsi delirin e njeriut të vogël në shoqerinë postindustriale amerikane, i shkatërruar nga mbijetesa e vështirë, shterimi psikik që i imponohet nga tregu si dhe zhgënjimi nga iluzionet.

Më së shumti, R. Arbana është dalluar si mishërues i personazheve që vijnë nga shtresat popullore, punëtore, fshatare babaxhane e ironike (p.sh. xha Demit te drama “Komunistet” e R. Pulahës, (1981), apo edhe nënpunës, protagoniste e antagoniste; rreket të zbulojë tek ata cilësi njerëzore të “fshehura”, që shfaqen befasisht në çastin e konfliktit, duke depërtuar në pështjellimet e brendshme të tyre.

Parapëlqen një tonim përgjithësisht të “ashpër” të zërit dhe të sjelljes, ashtu sikundër, në çaste pendese, reflektimi a përvuajtje bëhet i thyeshëm, i butë, me spikama e rrafshe psikologjike, sikurse është vënë re kjo në role të tilla, si Delo Sinani te drama “Përballë vetes”. Pas një heshtjeje prej disa viteve në skenën e Teatrit Kombëtar, në vitin 2004, ai erdhi sërish me rolin e Profesorit në dramën “Streha e të harruarve të R. Pulahës, ku rishfaqi ndjeshmërinë, fuqinë dhe gjerësinë e tij të njohur aktoriale.

Katër vjet më vonë, më 2008, luajti me një cilësi të lartë aktoriale rolin e Babait në dramën “Fishkëllim në errësirë” të Tom Murphy-t, me të cilin theksoi vrazhdësinë dhe metodat e dhunshme të edukimit të femijëve, e arritur kjo sajë një përshtatje të gjetur mirë prej njeriu të sertë, kokëfortë primitive dhe jotolerant, veçoi aq të dhëna përmes britmave, ngritjes së tonit, gjesteve të vrazhda, se sa me logjikën e fjalës, që perligj vetë dhunën si të tillë.

Rëndom, gjatë lojës, ai i mëshon kundërshtisë dhe kolizionit, që shpreh dhe përfaqëson personazhin në vepër. Një ndihmesë të vyer artistike R. Arbana ka dhënë në kinematografi. Ka interpretuar mbi 35 role, duke krijuar një profil të spikatur artistik. U dallua për sensin e tij realist dhe forcën e interpretimit qysh me rolin e Islamit te filmi “Dueli i heshtur”, 1967.

Ai i dha dimension historik e të madhërishëm figurës së Isa Boletinit në filmin “Nëntori i dytë”, 1982, sado që ky ishte rol i dytë e në përmasa të vogla. Hiri i tij, shtati, qëndrimi, ai mallëngjim dhe ajo madhështi që rrezaton në çastin e puthjes së flamurit, e bëjnë të paharruar këtë figurë.

Në vitin 1983, luajti personazhin e vrazhdë të Ahmetit te filmi “Dora e ngrohtë”, me të cilin pohoi dhuntinë e tij për të krijuar njëkohësisht sa përvijme të thuketa dramatike, aq edhe të kahut psikologjik. Me rolin e Dajlan beut te filmi “Kush vdes në kembë, u nderua me Medaljonin e Festivalit Vl.
Në vitin 1985, interpretoi Adnan Kodrën te filmi “Hije që mbeten pas”, kurse në vitin 1986 u nderua me Medaljonin e

Festivalit VII me rolin e kryetarit të Këshillit te filmi “Kur hapen dyert e jetës”, nëpërmjet të cilit paraqiti proçesin e vështirë të reflektimit dhe të pendesës së një pushtetari vendor, fillimisht autoritar dhe i vrazhdë. Fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu”, me rolin e inxhinier Emilit te filmi televiziv “Rikonstruksioni”, 1988.

Priret kah ballafaqimi i hapur si dhe konfliktualiteti në veprimin apo marrëdhënien me personazhet e tjerë duke ruajtur, nga ana tjetër, gjerësinë dhe përmasën dramatike. R. Arbana është recitues i njohur i poezisë shqipe, sidomos i vargjeve nga veprat e Gjergj Fishtës (poema Lahuta e malcisë etj.). Mban titullin Artist i Popullit.
Role të tjera: Semi, “Fijet që priten”,1976; Kovi, “Pylli i lirise”, 1976; prefekti, “Gjeneral Gramafoni”, 1978; Beqir Aga, “Kur hidheshin themelet”, 1978; Bimbashi, “Liri a vdekje”, 1979; Mark Ukaçjerra, “Të paftuarit”, 1985; Kola, “Flutura në kabinën time”, 1988; Kuke Memini, “Balada e Kurbinit”, 1990.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”. Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In