• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kolapsi në gjyqësor “shpëton” Berishën, shtyhet pa afat çështja e Izet Haxhisë, të gjithë në panik nga dosja “Hajdari”

17/11/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Kolapsi në gjyqësor “shpëton” Berishën, shtyhet pa afat çështja e Izet Haxhisë, të gjithë në panik nga dosja “Hajdari”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, vijon të mbetet një ndër dosjet që i tremb të gjithë. Kanë kaluar 22 vite nga vrasja e deputeti socialist dhe ende sot ka pa fund mistere mbi këtë çështje.

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi ndaj Izet Haxhisë, një prej të akuzuarve për ngjarjen, i cili ndodhej në Turqi kur u dha dënimi ndaj tij dhe tashmë po rigjykohet. Izet Haxhia që në krye të herës e ka bërë të ditur se qëllimi i tij është përballja me Sali Berishën.

Haxhia pretendon se është Berisha ai i cili ka gisht në ngjarje, ndërsa ish-kryeministri akuzon Haxhinë, i cili në atë kohë ka qenë truproja i tij.

Seanca e radhës ishte planifikuar për këtë të premte, por nuk do të zhvillohet. Për shkak të situatës së koronavirusit Gjykata e Tiranës është kyçur deri në fund të muajit dhe për këtë arsye nuk do të ketë seanca gjyqësore.

Ndërkohë gazeta ka mësuar se pas datës 30 do të vendoset se kur do të mbahet gjyqi i tij. Në seancën e fundit pati debate të shumta, pasi gjykata nuk pranoi të thërriste Sali Berishën si dëshmitar. Si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse kërkojnë atë që të japë qëndrimin e tij në seancë, por gjyqtari deklaroi se për të do të vendoset në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen provat dhe të dëgjohen dëshmitë e tjera.

Pra gjyqtari do të vendosë në fund nëse ka rëndësi dëshmia e Berishës. Gazeta ka mësuar se po bëhet luftë e fortë që Berisha të qëndrojë larg sallës së gjyqit dhe si duket deri më tani po ja del. Një herë seanca u shty se prokurori ishte i sëmurë, në seancën tjetër gjyqtari deklaroi se do vendosë në një moment të dytë, ndërsa tani Gjykata e Tiranës ka pezulluar seancat.

Gjyqi i Haxhisë

Në krye të listës me 20 dëshmitarë të kërkuar nga Izet Haxhia ishte Sali Berisha. Ky i fundit dha një deklaratë në ambasadën amerikane pas vrasjes së Hajdarit dhe për këtë arsye u kërkua dëshmia e tij në gjykatë. “Në fashikullin e gjykimit, në faqet 707-708-709-710 ndodhet Deklarata e Partisë Demokratike e firmosur në datën 16 korrik 1999 nga dëshmitari Sali Berisha dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Robert H. Frowik.

Në këtë deklaratë Sali Berisha jep me hollësi gjithë versionin e ngjarjes, orën e saktë të ndodhjes së krimit, si e ka dëgjuar atë, kush ishin qëlluar, nga kush u qëlluan, me kë ishte takuar Azem Hajdari para se të shkonte në vendin e krimit etj. etj., shpjegime të hollësishme të kësaj dite ngjarje dhe të ditëve të tjera para dhe pas saj. Deklarimet e Berishës para gjykatës janë të domosdoshme.

Ai nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është personi i parë që i ka shkuar i gjithë informacioni për ngjarjen nga dëshmitarët okularë, të cilat ai i ka bërë pjesë të deklaratës së tij”, thuhet në kërkesën e Izet Haxhisë. Sipas tij, deklarimet e Sali Berishës se cilët ishin personat që i dhanë atij të gjitha hollësitë e ngjarjes, autorët e krimit me emër dhe mbiemër të përmendur prej tij në deklaratë, gjithë mekanizmin lëvizës të secilit person ditën e ngjarjes, mjetet dhe targat e tyre që u përdorën në krim, duhen shpjeguar nga kush i mësoi Sali Berisha që i bëri pjesë të dosjes hetimore dhe gjyqësore organi i akuzës dhe gjykata.

Sipas Idajet Beqirit, ka qenë mbesa e tij që e ka informuar se jashtë selisë ishin Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj. “Mbesa e Sali Berishës Shpresa Breçani te lokali pranë PD i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmanin, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Candu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Sali Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën me targa VL0676.

Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në një situatë të tillë, kur u njoftua nga mbesa e tij, në vend që të njoftonte organet e Policisë së Shtetit, ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës etj, urdhëroi Azem Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta”, thuhet më tej.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In