• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha

09/07/2020
in Blog
A A
Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

“Po mbaron thesi, po shkon përgjysëm, u bënë 8 vjet, na duhet ta rimbushim, ishalla marrim pushtetin, ky Lulzimi më duket ka shanse kësaj here, porn ë rast se humb, më e keqja është se, nuk ka kush ta largojë”. Kështu më tha një ditë një miku im nga Partia Demokratike, ish-ligjvënës i listës së zotit Basha, “kandidat” sërish edhe për zgjedhjet e 2021.

Kaq të dëgjosh nga këta leshngrirë, që kapardisen me çanta të zeza nën sqetull, dhe që gjithë ditën rrinë në celularë, duke kryer edhe punë të “tjera” veç punë partie apo dhe elektorati jo, dhe të bindesh se “koha e re” e Lulzimit, ka ardhur pandarshmërisht me xhaketat e vjetra.

Thesi, biznesi, humbja, fitimi, oferta, afera, janë belbëzimet e një dite të zakonshme për cilindo mandatdjegur të Partisë Demokratike. Ata që morën sa deshën, që zhvatën sa deshën, ata që edhe veglën muzikore të ahengut familjar e blinin në Moskë me qindra e mijëra euro, ata që edhe në “opozitë” prishnin çdo muaj 4-5 mijë euro për sorrollatje dhe qejfe, sot na janë kujtuar se “koha e re na thërret, ndaj hajdeni të mbushim listat dhe të bëhemi sërish deputetë”.

Duke dëgjuar përçuesin e asaj partie zotin Basha, se “PD po hapet, po vijnë të rinj, po rikthehen të vjetër, po bëhemi parti e fortë”, në fakt përkthehet se “PD po mbyllet, po ikin të rinjtë, nuk po na rikthehet asnjë nga të rrahurit dhe të flakurit”.

Kjo është filozofia berishiste e një partie që nuk “ka vënë mënd në kokë”, por thjesht ecën me “kismet çfarë sjell qershori apo korriku”. Kohën e re, dikur e ka trumbetuar me të madhe edhe Doktori, dhe u mjaftua duke formuar KOP-in, (një gjetje alla ruse) dhe duke afruar si me magji, emra dhe “lëndë të parë” nga të mundte, vetëm e vetëm të merrte edhe njëherë pushtetin.

Këtë gjë po e bën edhe Lulzim Basha, pas afro 8 vitesh, duke besuar dhe shpresuar se “KOP- i dytë do të na japë fitoren”. Por me se do ta ngresh KOP-in e dytë zoti Basha, me pronarët e thasëve apo bizneseve, me “specialistët” e tenderave apo “ustallarët” e punësimeve, me shitësit e municioneve apo me “shkesët” e bosëve të huaj enigmatikë, që nuk lanë vrimë të Shqipërisë pa gjezdisur, dhe pa gërrmuar sa ishit ju në pushtet ? “Kohë e re me xhaketa të vjetra, apo punë e re, me stil të vjetër”. Zgjidh e bëj zoti Basha.

Partia Demokratike, nuk hapet, por dhe nuk europianizohet, derisa në krye të saj, të jetë një kryetar i kontestuar, që nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë, dhe sprovuar në beteja elektorale, derisa strukturat dhe forumet e saj, të jenë pjesë e vendimarrjes dhe jo leva qorre në duart tuaja, derisa përzgjedhja e kandidaturave të reja për në Parlamentin e Shqipërisë, të bëhet mbi baza meritokracie, dhe jo farefisnie dhe allishverishi, apo dhe derisa ju, ti jepni fund njëherë e mirë rikthimit në atë parti, të emrave të njollosur, që nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë perëndimore.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In