• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLP cakton Genti Xholi në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Anita Jellën drejtuese në prokurorinë e Durrësit

25/05/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
KLP cakton Genti Xholi në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Anita Jellën drejtuese në prokurorinë e Durrësit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër) Drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Njoftimi i plotë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 25.05.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 10 (dhjetë) anëtarëve dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Mbledhja u drejtua nga Zv/ Kryetarin i Këshillit, z. Alfred Balla.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Sali Hasa, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidati Sali Hasa ka depozituar kërkesën dt. 10.05.2021, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në të cilën i ka kërkuar Këshillit, heqjen dorë nga kandidimit për arsye shëndetësore.

Pasi u njoh me vendimin e arsyetuar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit Artan Madani, Këshilli vendosi me shumicë votash, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Artan Madani, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë. Gjithashtu, Këshilli vendosi unanimisht përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë.

Si rezultat i dorëheqjes së kandidatit të vetëm ne garë, z. Gentian Habazaj, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat.

Në vijim, pasi u njoh me relacionin mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Albert Murçaj, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Albert Murçaj dhe të lejojë kandidatin të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Saimir Bahiti. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota pro, miratimin e relacionit për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant të Këshilltarit për Etikën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilltari për Etikën shërben me kohë të pjesshme për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e emërimit, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Gjatë periudhës që do të shërbejë si Këshilltar për Etikën. Ulja e ngarkesës do të vendoset në bashkërendim me drejtuesin e prokurorisë nga ku vjen kandidati për Këshilltar për Etikën.

Në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër) Drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Në përfundim të mbledhjes, shorti ka caktuar si relator për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicion vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, zotin Vatë Staka.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In