• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Klienti bleu pronat me Shkëlzenin si sekser, Berisha dha leje ndërtimi, fakte të reja rreth klientelizmit të familjes së ish-kryeministrit

29/07/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Klienti bleu pronat me Shkëlzenin si sekser, Berisha dha leje ndërtimi, fakte të reja rreth klientelizmit të familjes së ish-kryeministrit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja mbi mekanizimin se si është pasuruar Shkëlzen Berisha nën hijen e pushtetit të babait, Sali Berisha, si kryeministër deri në vitin 2013. Të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com konfirmojnë se, roli si sekser i Shkëlzen Berishës ishte një praktikë për t’u pasuruar, duke u marrë para biznesmenëve të ndryshëm, të cilët më pas e kishin rrugën e hapur, për të përfituar nga vendimet e Sali Berishës si kryeministër, babit të Shkëlzenit.

Biznesmenët sajonin pagesa për Shkëlzenin, për “shërbime konsulenca”, ndërsa Berisha u jepte leje ndërtimi.

Një nga këto raste është ai i biznesmenit Ilir Karçini, një ndër klientët e Shkëlzen Berishës. Në vitin 2010, Karçini, me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, ka blerë 50 mijë m2 tokë në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës, me anë të kompanisë së tij ‘RIMAGAS ALBANIA’.

Shkëlzeni nga ana e tij, për këtë ‘shërbim’, ka marrë 150 mijë euro nga pala shitëse që kishte tokën, konkretisht nga kompania Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k., me administratore Entela Shehaj. Kjo e fundit ua kishte blerë tokën disa familjeve në Durrës me në vitin 2008, me 6-10 euro për m2, ndërsa po e shite me 18 euro m2. Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k.

Pas kësaj kompanie që ka paguar Shkëlzenin fshihet Ismail Mulleti, një biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, i dënuar me 10 vite burg për një vjedhje masive të buxhetit të shtetit, në bashkëpunim me CEZ, me anë të faturave fiktive të energjisë elektrike, gjatë qeverisjes Berisha. Në vitin 2008, kompania e Mulletit i ka dhënë Shkëlzenit edhe 200 mijë euro si sekser.

Në rastin konkret, detyra Shkëlzenit ishte që t’i gjente blerës kompanisë së Mulletit për rreth 50 mijë m2 tokë që kishte në pronësi kompania. Shkëlzen Berisha merrte si tarifë sekseri 3 euro për çdo metër katrorë të shitur. Dhe Shkëlzeni ka gjetur Ilir Karçinin, i cili kishte një ‘hall’ për të zgjidhur tek qeveria Berisha. Disa javë më pas, Ministria e Ekonomisë, një degë e qeverisë Berisha, në 3 maj 2010, pajis me autorizim kompaninë e Karçinit, duke i përgatitur terrenin për të ndërtuar depozitat e hidrokarbureve në Porto Romano.

Disa muaj më pas në skenë del Sali Berisha. Në 26 gusht të vitit 2011, pasi Shkëlzeni kishte marrë 150 mijë euro nga gjetja e Karçinit si blerës të tokës, Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye Sali Berishën i jep Ilir Karçinit një leje sheshi dhe ndërtimi për depozitat bregdetare të gazit të lëngshëm, pikërisht në Porto Romano Durrës.

Leja parashikonte një shesh me sipërfaqe 23 500 m2 si dhe një sipërfaqe ndërtimi 3 500 m2. Leja nga organi shtetëror i kryesuar nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, jepej për kompaninë ‘Pimagas’, sh.a. Aksioneri i vetëm i ‘Primagas’, e themeluar në 5 prill 2006, është pikërisht Ilir Karçini, përfitues i vendimit të KKRT.

Në maj të vitit 2017, Ilir Karçini është dënuar me pesë vite burg, me vendim të formës së prerë, me akuzën se ka porositur killerin Julian Sinanin, për të vrarë biznesmenin Piro Bare, të cilin Karçini synonte ta hiqte qafet për shkak të konkurrencën në tregun e hidrokarbureve.

Siç duket nga të dhënat, Shkëlzen Berisha, ishte një nga nyejt lidhëse të biznesmenëve i kompromentuar me qeverinë e drejtuar nga babai i tij. Pjesë e kësaj praktike abuzive janë edhe motra e tij, Argita Berisha, bashkë me dhëndrin e familjes, Jamarbër Malltezin, gjithnjë në koordinim me Sali Berishën, i cili nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa akuzuar dhe baltosur. Dhe fokusi i familjes ka qene mes te tjera pikërisht Porto Romano në Durrës.

Argita nisi të blinte tokë në vitin 2006 në Porto Romano, duke ia shitur më pas, bashkë me Jamarbër Malltezin, me çmim dy herë më të lartë Damir Fazlliç, mikut të shtrenjtë të Sali Berishës. Shitja e tokave tek Fazlliçi është firmosur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha. Berisha, menjëherë pas transaksionit mori një vendim për të lëvizur kufirin e parkut energjetik të Porto Romanos në Durrës, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, duke rritur vlerën e tokës.

Argita, ashtu si Shkëlzeni konsiderohen dhe janë akuzuar si porta, ku duhet të trokisnin investitorët e huaj, për të investuar në Shqipëri, gjatë kohë kur në krye të qeverisë ishte babai i tyre. Por, jo të gjithë biznesmenët u janë bindur ‘tarifave’ të Argitës dhe Shkëlzenit.

Zafar Ansar, një biznesmen me origjinë pakistaneze, e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si ‘tarifë suksesi’, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria. /Shqiptarja.com

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In