• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLGJ dhe KLP përplasen me Kuvendin, kundër rihapjes së garës për vakancat e reja, mosmarrëveshje mbi afatet

14/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
KLGJ dhe KLP përplasen me Kuvendin, kundër rihapjes së garës për vakancat e reja, mosmarrëveshje mbi afatet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ripërtëritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka përplasur ditën e djeshme këto institucione me Kuvendin.

Shkak për këto përplasje është bërë një shkresë e Kuvendit, e publikuar pak ditë më parë për zëvendësimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që u mbaron mandati duke vënë në lëvizje institucionet.

Kuvendi ka njoftuar hapjen e garës për zëvendësimin e katër emrave Gent Ibrahimi e Sandër Beci në KLP dhe Maksim Qoku dhe Erjon Muharremi në KLGJ, të cilëve sipas shkresës i përfundon mandati tre vjeçar i zgjedhjes në shkurt të vitit 2021.

Parlamenti e ka ndërmarrë këtë hap duke llogaritur si referencë periudhën e zgjedhjes së tyre, por jo kohën kur ata e kanë nisur ushtrimin e saj. “Të shpallë dy vende vakante për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe dy vende vakante për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës;

Shpallja e vendeve vakante dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët sipas nenit 36 të ligjit nr. 115/2016, date 03.11.2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe nenit 135 të ligjit nr. 115/2016, datë 03.11.2016 Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të publikohen në faqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

KLP dhe KLGJ kundër hapjes së garës

Por i ndryshëm ka qenë qëndrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e garës nga ana e Kuvendit. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme KLP i ka kërkuar Kuvendit të revokojë vendimin duke përcaktuar se anëtarëve u përfundon mandati në dhjetor të vitit 2021, kohë kur është konsoliduar KLP dhe ata kanë nisur të ushtrojnë mandatin.

Në vendimin e KLP-së saktësohet se mandati i anëtarëve jo prokuror ka nisur në 19 dhjetor 2018 ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën dhe do të përfundojë në 18 dhjetor të vitit 2021.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar n? nenet 149, 149/b, 176, pika 6, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 280 të Ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, në referencë të Vendimit nr. 01. dt.19.12.2018 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosi që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, anëtar joprokuror, Kostaq Beluri, anëtar prokuror, Vatë Staka, anëtar prokuror (zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish-anëtarit, Antoneta Sevdari), Arben Dollapaj, ish-anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Apelit, aktualisht vend vakant), kanë mandat 3-vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e KLP. Nuk dihet se si do të vijojë kjo procedurë, por në rast të mos tërheqjes së Kuvendit ndoshta anëtarëve, për të cilët është shpallur vakanca, do t’u duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Apelit për ta zgjidhur këtë ngërç. Pas përfundimit të mandatit, anëtarët e dy institucioneve mund të zgjedhin të shkojnë në gjykatat ose prokuroritë e Apelit apo të kandidojnë për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In