• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Klani” i Genc Rulit, të gjithë propozohen për deputetë në Gjirokastër (Emrat)

27/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Klani” i Genc Rulit, të gjithë propozohen për deputetë në Gjirokastër (Emrat)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike hodhi në media paraditen e sotme listën me emrat e propozuar si kandidatë për deputetë në Gjirokastër, të cilët do të votohen nga anëtarësia nesër në një proces formal, që krijon përshtypjen se këtu ka demokraci dhe forumet funksionojnë.

Por në të vërtetë dihet që listat këtu bëhen ndryshe, janë ekskluzivitet i kryetarit të partisë. Kështu vepron Rama, Basha, Kryemadhi etj.

Partitë në Shqipëri konsiderohen pronë e kryetarit për fat të keq, nuk janë bashkime vullnetarësh e ku vendimmarrja për gjërat madhore bëhet në formë kolegjiale. Megjithatë kjo është një çështje tjetër. Le të analizojmë emrat që janë në listë për t’u votuar nesër nga demokratët.

Që në pamje të parë nuk është e vështirë të kuptosh se pjesa më e madhe e atyre që janë në listë konsiderohen njerëz të ish-deputetit Genc Ruli, i cili është rikthyer në PD me një funksion të rëndësishëm në komisionin që do të bëjë “vettingun” e kandidatëve që dalin prej zgjedhjeve brenda PD-së.

Nuk është mëkat të jesh me Genc Rulin apo të kesh përkrahjen e tij, problemi është te fakti se këta njerëz që sot serviren si figura të reja, kanë mbi supe peshën e humbjes së vitit 2013 dhe keq-qeverisjes së 8 viteve të PD-së bashkë me Rulin.

LAJMI DITES!Mgid

Shqiptar : “Unë kurrë nuk sëmurem, sepse i pastroj enët e gjakut”
Hypertea
Në 11 emrat e propozuar nga dega e Gjirokastrës, vetëm Roland Bejko është jashtë “klanit” Ruli dhe siç kujtohet ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin për rrënimin e PD-së në atë qark. Gjithë të tjerët janë njerëz të emëruar prej tij në funksione drejtuese, që nga ish-kryetari PD-së në Gjirokastër deri te Shemsho Lamaj, të cilit donte t’i linte drejtimin e partisë pas humbjes së vitit 2013. Por siç dihet Lamaj humbi përballë Roland Bejkos. Asokohe pati edhe debate e akuza të forta. I vetmi emër i ri, që i bën nder në fakt listës së PD-së në Gjirokastër, është Entela Shehaj (Fico), një akademike e cila pavarësisht se është promovuar sërish nga Genc Ruli te bordi drejtues i ERE-s në vitin 2008, bën diferencën nga kandidatët e tjerë si Bequa me shokë.

Tritan Shehu si të jetë me “klanin” Ruli, si të jetë jashtë tij, gjithmonë ka për të mbetur njeriu i gabuar në PD-në e vitit 2020. Riciklimi i tij ishte një lajthitje e Bashës 4 vjet më parë prandaj morën atë rezultat në Gjirokastër. Edhe nëse hedh sytë te emrat e propozuar në Memaliaj, Tepelenë e Përmet, perveç Niko Shupulit që ka një fluks votash në Përmet dhe arriti të ndërtonte një profil ndryshe të kryebashkiakut duke bashkëpunuar me qeverinë “Rama” në të mirë të qytetit, gjithë të tjerët janë ish-funksionarë që riciklohen pa kuptim, por thjesht si për të forcuar idenë se te PD-ja asgjë nuk ndryshon. Dhe në fakt asgjë s’ka ndryshuar, mjafton të shohësh listën me 25 emra, ku mungon Dasho Aliko, të cilin e bindën që pas ardhjes në pushtet do t’i japin një drejtori të madhe rajonale, pasi si kandidat për deputet nuk e duan ndërkombëtarët për shkak se drejtonte Lazaratin kur fshati ishte hambari i kanabisit.

Dega Gjirokastër

1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)
2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In