• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kjo do ishte katastrofë! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta pas dorëheqjes së detyruar të Bamir Topit me skenar nga Berisha

26/02/2021
in Blog
A A
Kjo do ishte katastrofë! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta pas dorëheqjes së detyruar të Bamir Topit me skenar nga Berisha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Romeo Kara

E kishin pushtetin se bashku, se pikerisht ai i beri bashke dhe ai i ndau, e menderosen vendin si askush me pare, dhe pa ndryshuar as thelbin dhe as formen, pikerisht po ata po kerkojne serish pushtet, me te vetmen arsye se, kane tetë vjet në opozite, se jane pjese e sistemit dhe se rotacioni në kete sistem pazari politik eshte me i ligjshem se vete ligji.

Kur shoh kete turme laramane, qe ka bere bashke komunistin me ballistin, legalistin me republikanin, çamin me grekun e dreqin me te birin, kete turme hienash qe nuk i shqit çatajte nga trupi i Shqiperise, kete turme e cila na dhuroi Shqiperine e piramidave, 1997-es, korrupsionin e Arsidit, drurit te arres, rruges Durres-Kukes-Morine, CEZ-DIA, DH Albania, Shqiperia 1euro, korrupsionin në dogana e tatime, Gerdecin e me tej, une shoh nje skermitje cinizmi të se shkuares mizerje qe po serviret serish si e ardhme.

Jane po ata, ish ministra, presidente e drejtore tatimesh e doganash, qe do na e ndrisin të ardhmen tone, ashtu sic na e ndriten edhe të shkuaren.

Bamiri e harroi Saliun dhe librin me shenime, Vangjeli harroi Shpetimin, Luli harroi LSI-ne dhe cfare tha për të në 2017, cdo gje u harrua për nje ideal të madh, për pushtetin.

Kete turme e beri bashke pikerisht ai, qe ka vulosur mbrapshtine në kete vend prej 30-vitesh, komunisti numer 108690, komunisti qe i ofroi, ju dha pushtet, i largoi, i denigroi dhe serish i riofroi, ai nje dhe i vetmi, Sali Berisha.

Pikerisht ai eshte strumbullari, garancia dhe lideri i kesaj bande politike veteranesh korrupsioni.

Kjo bande qendroi stoike per te mos i hapur rrugen nje opozite të re, nje alternative reale, të vertete, antikorrupsion dhe shtetformuese, të nje alternative qe realisht do t’ia kishte prishur gjumin Rames, qe mburret se eshte i pagjume.

Sigurisht qe në kete stoicizem ata i ndihmoi edhe vete Rama, sepse sistemi duhet ruajtur, dhe pergjegjes për ruajtjen e sistemit të zhvatjes se shqiptareve jane të dy palet, të dy palet qe Shqiperine e kane marre e futur të teren në xhepat, llogarite dhe poturet e tyre.

Kë të marresh seriozisht? Lulin? Lulin tek i cili une dalloj vetem tutkunllikun për të bere lemsh edhe nje matematike elementare, pamundesine e nje fjalimi pa gafa dhe të genjyerit pa piken e turpit?

Lulit qe genjeu edhe ne publik në leximin e nenit 3 të ligjit për prokurimin publik të vitit 1995, pikerisht në Top Channel?

Të Lulit qe edhe rojen e tij nuk e cakton vete?

Te Lulit qe i shpeton drejtesise me procedure, raport dhe me ndihmen e gjykatesve si Lazer Sallaku?

Ku t’ja gjej suksesin e shkuar ketij fare lideri, tek rendi, infrastruktura, politika e jashtme apo Bashkia?

Cili eshte stafi i Lulit?

Shemrat Vangjel dhe Shpetim, Dashi apo Nardi, Monika apo ai i granteve japoneze të bujqesise?

Ky do te jete ndryshimi, te dalim nga poturet e Rames për t’u futur tek mejhania e Dashit?

E pavlere edhe t’a mendosh.

E sfidoj kete grup laraman ish pushtetaresh qe aspirojne perjetesisht për pushtet dhe qe pretendojne se do luftojne korrupsionin qe të deklarojne se: a kane në listat e tyre për deputet nje nga aksioneret e DH Albania.

Pa kryer asnje gram katarsis lidhur me te kaluaren e tyre mekatare, keta jane se paku të pamoralshem për të qene nesermja e qeverisjes sone.

Morali i tyre i vetem eshte, qe kane perballe nje Rame të konsumuar nga pushteti, të lodhshem e të merzitshem, prepotent, arrogant, të llastuar nga servilet perreth tij dhe i bindur se ai eshte Zoti i vetem dhe i pa zevendesueshem i ketij vendi.

Shkopi na eshte ndyer nga të dy krahet dhe s’kemi nga t’a kapim.

Sidoqofte riciklimit duhet ti themi jo.

Nje Qeveri Berisha 3 me fytyren e Lulit, do të ishte katastrofe për vendin.

Kokefortesia për të mos ndryshuar pergjate tete viteve në opozite, meriton nje mesim shembullor me vote.

Dordolecet e se kaluares vlejne vetem për histori.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In