• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kitara e ndryshkur e Aleksandër Gjokës

29/05/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Kitara e ndryshkur e Aleksandër Gjokës
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./Parmbrëmë pak pas mesnate, Sali Berisha u zgjua nga gjumi qullë në djersë. Ca prej një ëndrre acaruese që po shikonte me artistë, ca prej shurrës cinike të moshës. Vërdhoi drejt banjës, shurroi nxitimthi dhe shkoi të merrte celularin. Ashtu me brekët e qullura nëpër këmbë nuk shkoi në krevat të shikonte vazhdimin e ëndrrës por sërish në halé, ndezi telefonin dhe filloi të filmonte veten:

-O Aleksandër Gjoka, çfarë të duket vetja ty që ke 40 vjet e po na çan trapin? 10 vjet duke kënduar fshuhurazi “këngë italiane dashnie” nëpër shkurret e Liqenit, 30 vjet na shfaqesh në radio, televizione, sheshe qytetesh, kasetofona makinash, mitingje elektorale, internet, festivale duke u çjerrë për ndjenjat, beqaret, zemrat e thyera, dallgët e detit.

2./Mëse e vërtetë është llogaritja e këtyre hesapeve.

40 vjet ka Aleksandër Gjoka që nuk i ndahet skenës,

36 vjet ka Adi Krasta dhe Reiz Çiço që nuk zhduken nga ekranet.

34 vjet ka Gramoz Ruçi që nuk i ndahet politikës,

26 vjet ka Bleona Qerreti që ka pronësuar industrinë e tallavasë.

29 vjet ka Sali Berisha, Ilir Meta dhe Pandeli Majko në frontin e parë të politikës,

20 vjet Armand Duka në drejtimin e futbollit shqiptar.

22 vjet Edi Rama nuk i ndahet pushtetit,

22 vjet edhe Sinan Hoxha që u këndon dhëndurëve.

25 vjet Shezai Rrokaj dhe Mynyr Koni në drejtimin e universiteteve publike,

29 vjet që kanë rrëmbyer tregun mediatik Blendi Fevziu, Mero Baze, Andi Bushati, Andi Bejtja, Armand Shkullaku, Ylli Rakipi…

3./E nëse e keni parë edhe ju videoselfien ku këngëtari Sandër Gjoka shfryn e shan pa doganë establishmentin politik të Tiranës jepini të drejtë artistit. Nuk është duhmë e bajatosjes që na ka shpifur politika dhe media këto 30 vjet por është klithma e konkurencës mes tyre.

Arti kundër politikës në rrëmbimin dhe përvetësimin jo vetëm të vëmendjes por edhe të parasë publike. Këtu tek ne artistët dhe gazetarët bëjnë politikë ndërsa politika i këndon tallava miletit çdo ditë. Ndaj sheshet e mitingjeve elektorale janë plot dhe sallat e teatrit dhe koncertit mbeten bosh.

Gjithësesi mos u shqetësoni kur super dru me alkool ulëret Sandër Gjoka. Ka edhe pak aktrim brenda asaj klithme. Duket sikur acarohen por në të vërtetë ia shkelin njëri-tjetrit syrin. Sa herë ndihen të rrezikuar bëhen bashkë edhe arti, edhe politika. Duan të mbeten përjetësisht në skenë të dyja palët pa ia hapur rrugën këngëtarit të ri, politikanit të ri.

4./Pasi të lexoni këtë shkrim, u pres te lokali i lagjes dhe bëhemi dru me raki. Pastaj bëjmë edhe ne një video. Shajmë politikën, shajmë artin, shajmë edhe veten tonë!

Share240Tweet150


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In