Kin Jaku Shiroka, një emër që la gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar.
Artist i kompletuar, ai spikati jo vetëm në aktrim, por edhe pas kuintave, si parukier dhe grimier në dhjetëra shfaqje të mëdha të Teatrit “Migjeni” nga viti 1954 deri më 1983, si “Toka e jonë”, “Skënderbeu”, “Këshilli i Kumbarëve” apo “Gjaku i Arbërit”.
Ekrani ishte ai që i dha jehonë të gjerë figurës së tij në filmin “Prita”, Kin Jaku interpretoi me mjeshtëri të jashtëzakonshme rolin e një oficeri gjerman, të ftohtë, cinik dhe të pamëshirshëm, një rol që do të mbetet ndër më të arrirët e kinematografisë shqiptare.
Me një transformim të plotë fizik e shpirtëror, ai e bëri këtë karakter të paharrueshëm për publikun. Kin Jaku ishte dhe mbetet një shtyllë e artit tonë, i qetë, i përkushtuar, por me një forcë të brendshme që shndërrohej në magji skenike. I paharruar qoftë kujtimi i tij!