• Kontakt
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këshilli Politik! “Rrugorët” pa drejtim PD-LSI me 29 Maj: Propozimet tona politike, nuk na i gjykon dot ODIHR-i

18/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Këshilli Politik! “Rrugorët” pa drejtim PD-LSI me 29 Maj: Propozimet tona politike, nuk na i gjykon dot ODIHR-i
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita e rrugës ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik me kërkesën se ky organizëm duhet ti drejtohet ODIHR-it për të dhënë opinion mbi ndryshimet kushtetuese që u miratuan në 30 Korrik në Kuvendin e Shqipërisë.

Mazhoranca akuzoi se ky qëndrim i opozitës jashtëparlamentare tregon se ata duan të krijojnë në mënyrë artificiale një krizë për të justifikuar qëndrimet radikale të mëtejshme. Përfaqësuesit e PD dhe LSI në Këshillin Politik vijimësisht gjatë punës së kësaj strukture kanë kundërshtuar opinionet e ODIHR-it.

Në mbledhjen e datës 29 Maj 2020, teksa diskutohej për çështjen e depolitizimit të administratës zgjedhore, teknologjisë në zgjedhje dhe kuotave gjinore, mazhoranca kërkoi të merrej në konsideratë opinion i ODIHR-it për këto çështje.

ODIHR kishte si rekomandim kyç depolitizimin e administratës ashtu sikurse sygjeronte shtrirjen e teknologjisë jo më shumë se 10% të territorit për herë të parë. Sipas materialeve audio të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në përgjigje të kërkesës për të marrë për bazë mendimin e ODIHR janë shprehur kategorik kundër.

“Dimë të lexojmë rekomandimet e ODIHR-it. Historia e reformës në drejtësi nuk ka për të ndodhur sërish! Që ekspertiza të përcaktojë se kush është reforma. Është politike e pastër kjo reformë.

Që unë të them që propozimi që kanë bërë dy kolegë të mi nuk bën, unë këtë se them dot. Ashtu sikurse në gjykimin tim ata nuk e thonë dot që propozimi që kemi bërë ne nuk bën. Ky është gjykim yni politik.

Ti thuash ekspertëve tani gjykoni propozimin politik dhe teknik të opozitës i vë ata në vështirësi dhe ngatërron mekanizmin që kishte 14 Janari. Jemi ulur me atë mekanizëm Damian dhe ti se ndërron dot këtu në tavolinë. Nuk e ndërron dot! Edhe aq më pak edhe ekspertiza ndërkombëtare që ta dish. ODIHR-i dhe OSBE-ja nuk e shkruajnë dot Kodin Zgjedhor.

Po ja kërkove do ti mbyllësh derën aty! Do ta mbyllin ata derën sepse ata kurr nuk pranojnë që të shkruhet Kodi Zgjedhor prej tyre sepse do të jenë ata që do të bëjnë vlerësimin e Kodit të vet pastaj dhe do jenë ata që do bëjnë vlerësimin e zgjedhjeve mbi Kodin që kanë shkruajtur ata.

Prandaj mos ja rrëshkit poshtë derës problemin. Jemi këtu, kemi marrë përsipër këtë lloj detyrimi dhe ti rrimë ne përballë kësaj.

Rekomandimet e ODIHR dimë ti lexojmë të gjithë. Janë taban dhe kanë hapësirë pafund sipër”, rezulton të jenë shprehur përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.(Lexo.al)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In