• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen

18/06/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po përpiqet të rishkruajë marrëveshjen për reformën zgjedhore, duke tentuar të propozojë amendamente për KQZ-në, të cilat përveçse nuk kanë më lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ngre kurthe të bllokimit të procesit dhe nevojën për mekanizma zhbllokuese, pasi amendamentet nuk kanë asnjë lidhje me atë që është rënë dakord.

Drafti i Kodit Zgjedhor ofruar fillimishtë nga OSBE/ODIHR, parashikonte që KQZ të ishte një organ pa ngjyrë politike, një institucion ku do shqyrtohen ankesat pa përfaqësim politik, si dhe depolitizim të procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Në funksion të depolitizimit të gjithë piramidës zgjedhore, ishte futur garancia e hapjes së çdo kutie, ku referoheshin probleme zgjedhore.

Ky koncept u degradua dhe KQZ u konceptua si piramidë politike e administrimit zgjedhor, nën presionin e PD dhe LSI.

Tani ky vend rrezikon të hyjë në zgjedhjet e 2021 me një KQZ që mund të hedhë në erë procesin, me kurthet e përfaqësimit politik, pa nxjerrë dot rezultatin.

Mendoni një proces zgjedhor që mund të zgjasë disa muaj pa nxjerrë dot rezultat dhe anëtarët e KQZ që janë politik, të japin dorëheqje me urdhër politik, si kanë bërë më parë.

Duke mos parashikuar formula zhbllokuese, me qëllim që të kënaqet skema e Lulzim Bashës për të justifikuar humbjet, vendi rrezikon të hedhë në erë zgjedhjet pa nisur.

Mënyra si përfaqësuesit e PD dhe LSI, sillen në Këshillin Politik, duke tentuar vetëm të shtojnë dispozita bllokuese për të pasur në dorë dështimin e zgjedhjeve, praktikisht ka rrëzuar gjithë punën e ekspertëve të huaj, bazuar tek marrëveshja

Tani është hera e tretë që ata ekspertë duhet të rishkruajnë formulën e KQZ, sipas amendamenteve të përditshme të PD dhe LSI.

Versioni i parë ishte me rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat u bënë “kalë beteje” nga ambasadorja e SHBA dhe BE, por që në fund përfunduan si dele tufe. Ato i hodhi poshtë vetë marrëveshja.

Pastaj u rifillua koncepti i ri, bazuar tek marrëveshja, të cilin po e zhbëjnë duke e lexuar sipas dëshirës dhe natyrisht, duke futur dhe elementin e pazarit të Edi Ramës me Lulzim Bashës, për tenderin e teknologjisë, të cilin ata e duan në Kod Zgjedhor. Kjo e bën Kodin edhe qesharak, edhe të rrezikshëm, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Versioni i tretë është duke u bërë në mënyrën më banale. PD-LSI çon versione të saj si e “kupton” ajo marrëveshjen, ndërsa PS bën sikur negocion marrëzitë që sjellin në tavolinë.

Praktikisht PD dhe LSI pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë rrëzuar gjithë formulat e prezantuara në Këshillin Politik nga ekspertët, që reflektonin për aq sa ishte e mundur marrëveshjen politike

Natyrisht që vështirë të gjesh ekspertë që të fusë në Kod, mënyrën se si Rama duhet t’i garantojë tenderin e teknologjisë Bashës. Këtë as Bylykbashi nuk mund ta zgjidhë, se ky është profesion LSI-je.

Prandaj është e rëndësishme që Këshilli Politik, të mos kthehet në këshill ekspertize. Ekspertiza i duhet lënë OSBE/ODIHR, që të marrë garancinë e leximit të marrëveshjes dhe kthimit në akte ligjore. Këshilli Politik e ka mbaruar punën duke firmosur marrëveshjen. Kjo që ka nisur tani është fillimi i punës për ta prishur marrëveshjen.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In