• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Katër vila në një thes me gënjeshtra

14/11/2020
in Blog
A A
Katër vila në një thes me gënjeshtra
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë, është më i hapur dhe më transparent. Ai nuk ka kompleks ta deklarojë vilën në Lalz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë status.

Lulzim Basha ka më shumë se ai, por përpiqet t’i mbajë ato fshehur nga sytë e opinionit publik. Ai është përballur dje me pyetjen e Sokol Ballës për dy vilat në kompleksin rezidencial në Farkë, ku banon së bashku me familjen e gruas, dhe dy vilat në “Vila Mare” në bregdet, në Hamallaj.

Në të katër vilat banon rregullisht. Në këto dy në Farkë, banon çdo ditë. Në ato dy në Hamallaj për fundjava dhe në verë.

Vilat në Farkë ka një vit që nuk i sqaron se si i ka marrë. Në fillim nuk pranonte që jetonte aty. Pasi ju botuan fotot, tha se ‘ika nga apartamenti se ma dëmtoi tërmeti’ i shtatorit të vitit të kaluar. Ka kaluar më shumë se një vit dhe apartamenti mund të rregullohej, edhe pse nuk është dëmtuar fare dhe nuk ka asnjë ekip që të merret me rregullimin e tij.

Tani thotë që ‘i kam marrë me qira dhe i kam deklaruar në tatime’. Duke qenë se ato janë të dhëna personale, ai e di që Tatimet nuk të japin informacion për këtë, dhe thjesht po fsheh të vërtetën për dy vilat në Farkë.

Por ai nuk fsheh dot më faktin që jeton aty, komshinjtë dhe jetën e përditshme atje.

Problemi që ai ka, është emri në të cilin ka blerë vilat dhe ka bërë sikur ja ka marrë me qira. Në këtë rast ai ka problem dhe me pronarin formal, dhe me kontratën formale të qirasë. Dhe kjo është arsyeja që nuk e bën publike.

Çfarë do t’i prishte punë një njeriu të bënte publike kontratën e qirasë së dy vilave në Farkë, nëse nuk do kishte komplekse nga pronari formal që ja ka marrë dhe nga çmimi formal që i ka vënë kontratës?

Janë këto dy arsyet që ai qëndron i vendosur, në mungesën e transparencës së dy vilave në të cilat banon.

Problemi i dytë janë vilat në “Vila Mare”, në Hamallaj, blerë tek një nga ata që ai e quan pa emër, “oligark”. Ka shitur një apartament tek “Laguna Blu” në Qerret dhe ka blerë po dy vila në “Vila Mare” në Hamallaj. Ka dhe foto aty me fëmijë. Madje dhe javën e fundit. As për këto nuk jep shpjegime. As që i ka marrë me qira, as që i ka blerë.

Tani për opinionin publik ka pak rëndësi se si Basha përpiqet të fshehë katër vila. Të gjithë janë të qartë, që ai në dy vitet e fundit në opozitë ka bërë katër vila, dy në bregdet dhe dy në Farkë.

Nëse do të tregonte faturat dhe ai ka aq lekë formale nga kunati që t’i tregojë, pasi është biznesmen që ka pasur fitime në qeverinë “Rama”, ai do ta kishte mbyllur këtë histori.

Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In