Sot kujtojmë në përvjetorin e lindjes regjisoren e njohur Xhanfize Keko, e cila na la si trashëgimi filmat më të bukur për fëmijë dhe me të cilët shumë prej nesh u rritën, si “Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica” etj.
Xhanfize Keko lindi më 27 janar 1928 dhe u largua nga ekran i madh i botës në 22 dhjetor të vitit 2007, “Artiste e Popullit” regjisoria e shquar ia kushtoi krijimtarinë e saj botës së fëmijëve, duke lënë pas filma të paharrueshëm dhe një trashëgimi të çmuar në kinematografinë shqiptare.









