Tetëmbëdhjetë vjet më parë, vajza e Johnny Depp, modelja Lily-Rose Depp, u dërgua me urgjencë në Spitalin Great Ormond Street në Londër. Ajo ishte vetëm tetë vjeç.
Një infeksion i papritur bakterial – një Eskerikia coli, shumë agresiv – bëri që ajo të kalonte në pamjaftueshmëri akute të veshkave. Veshkat e saj po humbisnin funksionet. Çdo orë ishte vendimtare.
Johnny Depp, një nga aktorët më të dashur në botë, papritmas e gjeti veten përballë rolit të tij më sfidues: atë të një babai, që rrezikonte të humbasë vajzën e tij.
Ndërsa mjekët luftonin me kohën, ai e mbikëqyrte Lily-Rose ditë e natë. Pa famë, pa kamera, pa shesh xhirimi. Vetëm një burrë i ulur pranë një shtrati spitali, me zemër të thyer.
Falë punës së jashtëzakonshme të stafit mjekësor, Lily-Rose e kapërceu krizën. Pas disa ditësh dramatike, trupi i saj iu përgjigj trajtimit me ilaçe.
Ajo ia doli.
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën.
Dhe ai vendosi të falënderonte në mënyrën e tij.
Disa kohë më vonë, ai u shfaq përsëri në Spitalin Great Ormond Street. Por këtë herë nuk ishte Johnny Depp.
Ishte Kapiten Jack Sparrow.
I njëjti grim, i njëjti kostum, i njëjti zë ironik, që fëmijët në të gjithë botën kishin mësuar ta donin.
Për orë të tëra, ai shkoi nga dhoma në dhomë duke lexuar përralla, duke treguar histori dhe duke bërë shaka, duke sjellë buzëqeshje, aty ku kishte dhimbje.
Fëmijët nuk panë një aktor.
Ata panë një pirat që erdhi për t’i shpëtuar nga mërzia dhe frika.
Por ai nuk u ndal me kaq: i dhuroi dy milionë dollarë spitalit.
Dhe që atëherë, ai e ka mbajtur kostumin me vete, në çdo udhëtim. Jo për tapetin e kuq. Jo për fansat. Por, kudo që të shkojë, mund të ketë një fëmijë që do të takojë Jack Sparrow.
Në një intervistë, ai ka thënë:
“Ata mjekë i shpëtuan jetën vajzës sime. Është më e pakta që mund të bëja. Dhe nëse mund të bëj të buzëqeshë, edhe vetëm një fëmijë, ia vlen.”
Një gjest i heshtur, larg vëmendjes.
Pa publicitet, por mirënjohje e vërtetë.
Pa shfaqje, por njerzillëk.
Dhe që atëherë, pas çdo lufte piratësh, pas çdo shakaje dhe batute, qëndron një baba, që e di, se si është të kesh frikë, se mos humbasësh gjithçka.
Dhe që zgjodhi ta shndërronte dhimbjen, në diçka të mirë…
Përktheu: Fatmir Shqarri…