• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

13/07/2021
in Blog
A A
Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Ka qenë një kohë në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri, kur OSBE shihej në Shqipëri si një lloj drejtorie operacionale supreme për zgjidhjen e çdo lloj krize që dilte gjatë rrugës. Dhe Shqipëria e asaj kohe kishte padyshim një mal me kriza të të gjitha llojeve.

Një rol të tillë, në përmasa jorealiste, idilike, e pse jo edhe naive (në fakt më shumë hileqare se naive), po i mvishet sot drejtësisë së re dhe institucioneve të saj. Po konsumojmë këto muaj fabulën e rrjeshme se çdo i korruptuar, çdo shkelës ligji, çdo paudhësi e të gjitha viteve, qysh nga dita 1 e demokracisë në këtë vend, do të korigjohet si me magji nga një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh që kanë nisur t’i heqin ngadalë petët lakrorit të krimit e korrupsionit shumëvjeçar në Shqipëri.

“Çoja SPAK-ut”, “Ta hetojë SPAK-u”, “Ta fusë në burg SPAK-u” – ky refren është në modë në të gjitha katet e shtetit shqiptar dhe kjo pritshmëri ka prekur edhe fantazinë popullore të mijëra njerëzve që kujtojnë se me një të rënë të lapsit e gjetën derën që t’i zgjidh të gjitha hallet.

Kjo alibi po përdoret sot gjerësisht për të anashkaluar e mos zgjidhur shumë nga shkeljet ligjore që normalisht duhet të ishin shqyrtuar e dënuar edhe në rrugë të tjera nga dhjetra institucione garancish, kontrolli e filtrimi të procedurave dhe ligjeve.

Rasti konkret, ai i denoncimit të kryeministrit Rama për gjetjen e parregullsive në 70% procedurave të tenderimit në institucionet shtetërore, shënon vetëm episodin e fundit të identifikimit të problemit, por jo të goditjes së tij. Rama thotë se plot 655, nga 936 procedurat e tenderimit janë gjetur me shkelje dhe se për to Agjencia e Prokurimit ka bërë rekomandime me shkrim.

Në 20 përqind të rasteve, vijon kryeministri, institucionet përkatëse nuk kanë reaguar apo reflektuar ndaj rekomandimeve. Pra, vijojnë edhe sot të jenë në detyrë, megjithëse ju janë vënë në dukje me shkrim shkeljet. Të paktën kjo kuptohet nga fakti që vetë Rama nuk dha ndonjë informacion për shkarkime, pezullime apo penalitete të tjera ndaj shkelësve. Ai thjesht kërcënoi që në rast mosreflektimi personat do të dërgoheshin në SPAK.

Të njëjtën gjë bën edhe opozita me të zgjedhurit e vet, që i le rrugëve sapo në lojë hyn drejtësia për t’u vënë prangat.

Shteti duhet të jetë në gjendje të pastrojë veten, sepse për këtë ka ngritur rregullore e manuale pafund. Skenari ku çdo shkelje duhet të përfundojë në tryezën e SPAK-ut është thjesht jorealist dhe madje absurd. Kryeministri duhet të kishte dalë para shqiptarëve me një listë emrash të cilët qeveria e tij duhet t’i kishte penalizuar sipas tagrit të vet ligjor, për mosreflektim ndaj shkeljeve në tendera. Nuk ka vetëm dënime me burg me dorën e SPAK, ka edhe penalitete të tjera paraprake, në pritje që prokurorët antikorrupsion të zbardhin shkeljet rast pas rasti.

E njëjta gjë vlente edhe për kryetarët e bashkive ndaj të cilëve kryeministri përdori sërish një gjuhë shumë të ashpër.

Klima pozitive që goditjet e drejtësisë së re kanë nisur të krijojnë, po dëmtohen jo vetëm nga turma e pesimistëve që prej vitesh shpreh skepticizëm ndaj reformës, por edhe nga ana tjetër e medaljes, nga pritshmëria se tani, me ngritjen e institucioneve të reja, gjithçka negative do të marrë ndëshkimin e tyre. Si me magji, si me frymën e shenjtë.

Jo çdo qese me plehra duhet hedhur në oborrin e SPAK! Sepse sado i madh të jetë ky oborr, është e pamundur nga pikëpamja logjistike e njerëzore, që një institucioni të ri t’i vendoset mbi shpinë një peshë që s’mund ta mbajë. Ndërtimi i alibisë “të merret SPAKU me këtë”, është një pretekst i kamufluar që heq artificialisht përgjegjësinë e çdo filtri tjetër shtetëror, në reagimin dhe goditjen e shkelësve të ligjit.

Shqipëria nuk do të pastrohet dot me duart e një institucioni të vetëm, sado i fuqishëm, i vullnetshëm dhe aktiv që të jetë ai në këtë detyrë faraonike. Korrupsioni duhet dënuar konkretisht çdo ditë aty ku ndodh më së pari. Të presësh që SPAK të zbardhë mijëra dosje paralelisht dhe të kthejë në rrugë të mbarë një shoqëri ku korrupsioni është kulturë dhe mënyrë jetese, do të thotë ta shtysh pastrimin e shoqërisë shqiptare në kalendat greke.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In