• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Jemi në avantazh”! Gjekmarkaj: Opozitës i duhen personalitete për rikthimin e besimit, bashkim dhe të mos “hajë” provokimet e Ramës (gati sa s’tha se i duhet dhe kryetari)

08/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Jemi në avantazh”! Gjekmarkaj: Opozitës i duhen personalitete për rikthimin e besimit, bashkim dhe të mos “hajë” provokimet e Ramës (gati sa s’tha se i duhet dhe kryetari)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti afer PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për zgjedhjet, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka minuar 5 qershorin, duke shtuar se kreut të qeverisë i intereson vetëm pushteti personal.

“Ka shumë rëndësi mbajtja e zgjedhjeve. Kryeministri ka minuar 5 qershorin. Edi Rama e ka betejë për jetë a vdekje mandatin e tretë dhe ajo që dëmtohet është demokracia.

Prandaj unë nuk shoh klimë besimi për të krijuar sistem garancish. Sërish besoj se ka klimë mos-besimi, që do peshojë si gur mbi zgjedhjet e ardhshme, që do jenë besoj të diskutueshme.

Kryeministri nuk më duket i qartë nëse do të hapen listat. Rama do të krijojë sa më shumë konfuzion, që të vendosë në vështirësi opozitën. Rama po provokon opozitën.

Por, opozita duhet të merret me qytetarët dhe me garancitë që iu jep shtresave shoqërore, për të pasur ekonomii dhe reflektim të thellë për të kaluarën. Rama kërkon të spostojë frikë në kampin opozitar”, tha Gjekmarkaj.

Për Gjekmarkajn, opozita në këto momente është në avantazh, për shkak se maxhoranca ka qenë 8 vite në një qeverisje plot me probleme.

“Mendoj se opozita në këto momente që flasim është në avantazh sepse janë 8 vjet që maxhoranca është në pushtet dhe janë shumë gabime të bëra në qeveri.

Mendoj se opozita ka shumë për të bërë dhe këta janë muaj vendimtar. Po ashtu, opozita duhet që të vendosë në gjendje energjie, që të bashkohet me opozitën dhe të vijë në pushtet.

Duhen gjetur ata personalitete që rikthejnë besimin tek elektorati gri sidomos”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj deklaroi se dështimet kryesore në 8 vjet qeverisje bien mbi kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj se kryeministri ka papërgjegjshmëri në emërimin e ministrave dhe e dyta ministret kanë problematike. Nuk e di sesi ministrja e Arsimit mund të thotë që unë do të largohem.

Është problem edhe ky patriotizmi folklorik për të marrë persona nga Kosova, kur ndryshojnë disi gjërat. Rama ka marrë votat me të tjera persona.

Edi Rama thjesht do të shkaktojë habi me ministra nga Kosova, nuk i ka interesuar shumë mënyra sesi ata do të qeverisin.

Nëse ikën Shahini, është papërgjegjshmëri. Dështimet kryesore i bien Edi Ramës. Është Rama ai që ka miliona euro borxhe, është ai që shkatërron mediat.

Rama ka zgjedhur ca kukulla që dalin disa kohë dhe harrohen, sepse një pjesë e tyre janë anonim. Ne e dimë se Edi Rama e ka përdorur TVSH si zë të qeverisë. Rama do të spostojë vëmendjen nga debatet publike reale”, vlerësoi Gjekmarkaj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In