• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Javier Solana ish- sekretari i NATO-s: Mjekët më shpëtuan nga koronavirusi, nuk merrja frymë në terapi intensive

26/04/2020
in Bota
A A
Javier Solana ish- sekretari i NATO-s: Mjekët më shpëtuan nga koronavirusi, nuk merrja frymë në terapi intensive
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët e njohin si sekretari i NATO-s në kohen e luftës së Kosovës. Por spanjolli Javier Solana, një nga politikanët më të njohur të atij vendi, betejën e tij për jetën po e humbte nga koronavirusi.

Politikani 77-vjeçar vetëm pak ditë më parë mundi të rikthehej në shtëpi, dhe në një intervistë për radion Cadena SER tregoi gjithë makthin e sëmundjes që e çoi deri në terapi intensive.

“Ka qenë e vështirë, por do të thoja që gjeja më e rëndësishme është se mund të shërohesh. Është një betejë midis sistemit imunitar dhe virusit. Është i vështirë sepse nuk e pret. Vjen një natë, me temperaturë dhe kollë.

Në ditët në vijim duket sikur përmirësohesh, por më pas, në ditën e shtatë dhe tetë, gjithçka ndryshon. Ishte një e shtunë kur më dërguan në terapi intensive. Atëherë kur mendoja të dilja nga spitali, unë nuk merrja dot frymë”, tregon ish-sekretari i NATO-s dhe ministër i Jashtëm spanjoll.

Solana rrëfeu se çdo ditë në orën 8 del në ballkon dhe duartroket në shenjë solidariteti me mjekët që i shpëtuan jetën, por thotë se pasojat e COVID-19 janë ende të dukshme. “Kam humbur 10 kile, nuk kam forcë, por haj me shije tashmë”.

Pjesë e Partisë Socialiste nga viti 1964, i diplomuar në Fizikë, Javier Solana është një nga diplomatët më të njohur spanjollë. KA qenë ministër në të gjitha qeveritë spanjolle nga viti 1982 deri në 1995. U emërua si sekretar i NATO-s në vitin 1995 deri në 1999, ku pati mënyrë të përjetonte konfliktet ballkanike të kulmuara me luftën në Kosovë.

Nga viti 1999 deri në 2009 ka qenë përfaqësues i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët të Bashkimit Europian.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In