• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Jani Kondo alias Kondo Bimbaşi, çlirimtari i Beogradit nga pushtimi osman

03/03/2024
in Histori
A A
Jani Kondo alias Kondo Bimbaşi, çlirimtari i Beogradit nga pushtimi osman
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jani Kondo, ishte udhëheqës Epirotas me nacionalitet shqiptar dhe me fe ortodoksë. Shqiptar ortodoksë nga Epiri (apo Çamëria) që e çliroi Beogradin. Simboli i Beogradit një shqiptar me plis. Kondo Bimbaşi, çlirimtarë i Beogradit.

Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis, me shqipe ne duar dhe shpaten e madhe.

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.

“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.

Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviçi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë i ustashit Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori.

Meshtroviçi e ka ditur që në Histori Beogradin nga turqit e kanë çliruar shqiptarët (çeta e Kondo Bimbashit) si shtetin e parë Serbë e kanë formuar shqiptarët në krye me Karagjorgjen.

JANI KONDO SHQIPTARI, ÇLIRIMTAR I BEOGRADIT

Një rrugë e vogël që gjendet në qendër të Beogradit, vetëm pesë minuta larg
Sheshit të Republikës, fsheh rrëfimin për një miqësi dhe aleancë të dikurshme serbo-shqiptare, dhe heshtjen e fshehjen e sotme të asaj miqësie.

Po, të shkojmë me rend. Para rreth dhjetë vjetëve krerët e atëhershëm të qytetit në qendrën e ngushtë të qytetit, nën emërtimin e rrugëve, vendosën edhe mbishkrimet që kalimtarëve u japin shënimet bazike për personin emrin e të cilit e mban ai kalldrëm.

Këto tablo me dukje të këndshme, për dallim nga udhëzuesit dygjuhësorë, qëllimi i tyre evident është që turistët dhe të huajt t’i njoftojnë me përmendoret historike të qytetit, kanë vetëm tekst në alfabetin cirilik, andaj dhe u ofrohen para së gjithash për dobinë dhe arsimimin e popullatës lokale. Kështu, veç tjerave, edhe Rruga e Kondos e mori mbishkrimin me këtë përmbajtje:

Pikërisht kjo sintagma nismëtare i krishterë në ushtrinë turke e ndan Kondon nga qytetarët e tjerë të merituar. Si ta kuptojmë këtë shprehje? A do të thotë kjo se krerët e qytetit e kanë të afërt këndvështrimin se në fillimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk ishte me vend që të flitet për identitetin kombëtar, apo se në Perandorinë Osmane identiteti i të paislamizuarve reduktohej në përcaktimin shoqëror-fetar (raja, të krishterët vs. turqve).

Nuk mund të jetë, meqë në këtë tekst të shkurtër dallojmë etnonimet – ushtria turke dhe serbe, ndërsa te kjo e dyta qartë po renditen të gjithë kryengritësit e tjerë të merituar dhe bartës të emrave të rrugëve (njësitë bibliografike vërtetoni në një shëtitje nëpër Dorqol dhe Vraçar). Mundësia tjetër do të ishte supozimi që për të krishterët në ushtrinë turke nuk është e përshtatshme të flitet si serbë.

Por, as kjo nuk mund të jetë e saktë, sepse në narracionin kolektiv si serbë i konsiderojmë edhe ata që kanë luftuar në ushtrinë turke (mjafton t’i kujtojmë të krishterët në ushtrinë turke në mesjetë, sikur Marko Kraleviçin, Konstantin Dragashin, Stefan Lazareviçin, e të tjerë).

SHQIPTARËT SI ÇLIRIMTARË TË BEOGRADIT

Andaj, qëllimi sintagmës i krishterë në ushtrinë turke nuk është në atë që diçka të zbulohet apo të informohet, por që të fshihet dhe heshtet nacionaliteti i Kondos (thënë më mirë, kombësia apo prejardhja etnike). Petrit Imami, në librin e tij kapital, në tri vëllime, Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj, për Kondo Bimbashën thotë se ka qenë komandant i “çetës së ‘epirotëve’, shqiptar ortodoks nga Epiri”.

Madje edhe historianët me orientim nacionalist, siç është Vladimir Stojançeviq, i cili në librin e tij të botuar nga ASSHA më 1994, shqiptarët i quan arbanas dhe thotë: “prej beqarëve mes kryengritësve serbë ishte Kondo-bajraktari, arbanas ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit” dhe shton se me Kondon tek serbët kanë kaluar edhe “më shumë bashkëvendës të tij”.

Bashkëkohësi i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviç Batallak, dëshmon: “Njoha shumë të krishterë në mesin e këtyre bullgarëve, greko-arnautëve, cincaro-arnautëve, të cilët, kur Gushanci shkoi nga Beogradi, mbetën në mesin e serbëve…”.

Duhet qartësuar këtu rolin historik të Kondos dhe rëndësinë e “kalimit” të tij. /fjala.info/

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In