• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja si qeveria “Berisha” u dha miliona lekë për punë të pakryera! Zbardhen të tjera detaje nga dosja CEZ-DIA, dalin në pah faturat fiktive

01/03/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Ja si qeveria “Berisha” u dha miliona lekë për punë të pakryera! Zbardhen të tjera detaje nga dosja CEZ-DIA, dalin në pah faturat fiktive
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga dosja CEZ-DIA. Gazeta pak ditë më parë publikoi padinë e juristit Romeo Kara ndaj presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar si personin që favorizoi DIA dhe i shkaktoi buxhetit të shtetit miliona euro dëme. Por mes të paditurve është dhe ish-kryeministri Berisha. Dosja ndodhet tashmë në SPAK dhe janë rreth 30 argumente e prova të dorëzuara nga juristi Kara.

Sipas tij, qeveria favorizoi çekët, të cilët lidhën marrëveshje me 8 kompani të tjera për të mbledhur detyrimet e prapambetura. “Në periudhën prill-maj 2011, CEZ-i lidhi tetë kontrata të tjera debt collection, të ngjashme me atë të DIA-s. Kompanitë me të cilat u lidhën këto kontrata përfituan rreth 19 mln dollarë, edhe pse dyshohet se nuk kanë punuar realisht për t’i merituar ato para. Farë pak kohë pasi u lidhen këto tetë kontrata debt collection, ERE nxori vendimin 87 dt. 29 Qershor 2012, i cili e ulte përsëri çmimin e blerjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i, duke favorizuar përsëri CEZ-in dhe disfavorizuar shtetin shqiptar”, thuhet ndër të tjera në dosje. Sipas juristit Kara, Berisha e Meta janë përgjegjës që shteti shqiptar ka humbur rreth 40 milionë euro.

Një emër që përmendet në padi është Elvis Mata. Ky i fundit ka qenë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë DIA dhe ishte ai i cili zbuloi skandalet në fjalë. Sipas juristit Kara, ai ka pasur lidhje me njerëz pranë Berishës dhe Metës. “Elvis Mataj ka pasur njohje te hershme me Ismailajn. Ai ka bërë edhe disa punë të tjera për të, kur ka pas punuar si drejtor, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Elvisi ka pasur edhe me Ilir Metën njohje të hershme, pasi kanë milituar bashkë në Forumin Rinor Eurosocialist, si dhe në LSI. Elvisi është themelues i LSI si dhe drejtuesi i parë i LRI. Po kështu Elvis Mataj është edhe vëllai i ish-këshilltarit të kryeministrit Berisha, Endri Mataj”, thuhet në padi. Duhet theksuar se Elvis Mataj ka pasur rol thelbësor dhe në gjyqin ndaj Kastriot Ismailajt, i cili u dënua me burg.

Skandalet

Në padinë e tij juristi Romeo Kara tregon se si u favorizua DIA dhe u shpërblye për punë të pakryera. Ai përdor në padinë e tij një dëshmi të drejtuesve të CEZ. “Në pikën 31 të dëshmisë së tij, Hejsek pohon se: Raporti i Identifikimit të Debitorëve u dorëzua në fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Marrëveshja në fjalë parashikonte sipas tij se: raporti duhej të dorëzohej 3 muaj pas firmosjes së marrëveshjes, pra me 1 dhjetor 2010. Në pikën 32 të dëshmisë së tij Hejsek pohon se: vetë DIA kishte pranuar se ky raport nuk ishte realisht një identifikim i debitorëve, por një punë e thjeshtë kompjuterike, pra ishte në kundërshtim me marrëveshjen. Ky fakt tashmë është provuar gjithashtu edhe nga prokuroria dhe gjykata”, thuhet në padi. Sipas juristit, në dokumentacionet e OSHEE-së, ekzistojnë tre fatura të paguara lidhur me procesin fals të identifikimit të debitorëve.

Faturat mbajnë datat: dy më 25 Nëntor 2010 dhe me një datë 3 Dhjetor 2010. Pra faturat mbajnë një datë shumë më të përparshme së data e presupozuar e dorëzimit të punës në Mars 2011 dhe për më tepër që puna nuk u krye asnjëherë. Shuma totale e këtyre faturave është 1,485,000 Euro. Ne OSHEE kemi dokumentacion që provojnë një nxitim për tu kryer patjetër kjo pagesë me urgjence pikërisht në datën 26 Nëntor 2010. “Ky nxitim për të paguar DIA-n për një punë të pakryer asnjëherë korrespondon me: Vizitën e përbashkët Ismailaj-Meta në Prage, më 29 nëntor 2910; Vizitën e dyshuar të përbashkët Ismailaj me Shkëlzen Berishën në Prage dhe të pasqyruar në Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej. /Sot/KLITI TOPALLI

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In