• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja si Meta e zhyti Presidencën në paligjshmëri dhe e ktheu në seli të LSI, zgjedhjet në 3 bashki ende të bllokuara, pafund abuzime me dekretet

22/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ja si Meta e zhyti Presidencën në paligjshmëri dhe e ktheu në seli të LSI, zgjedhjet në 3 bashki ende të bllokuara, pafund abuzime me dekretet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qysh prej krijimit të saj, Presidenca nuk ka qenë kaq shumë e degraduar sa tani. Tre vite më parë mazhoranca e kryesuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhën që të katapultonin në krye të institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

Ishte 28 prilli i vitit 2017, ku zoti Meta arriti të marrë gjithsej 87 vota pro dhe 2 kundër nga 89 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mjaftonin në këtë raund 84 vota për zgjedhjen e tij. Megjithatë, ai e mori zyrtarisht postin në 22 korrik të 2017. Por si para votimit edhe disa ditë pasi e kishin mandatuar dhe i kishin veshur kostumin e kreut të shtetit, socialistët dhanë sinjale se me zgjedhjen e Metës si president i vendit, ky institucion do të vihej në shërbim të opozitës.

Dhe duket se ky parashikim i socialistëve u bë realitet, pasi gjatë këtyre 3 viteve, presidentit Meta nga dita në ditë po e zhyt Presidencën në paligjshmëri. Gazeta ka bërë një përmbledhje të rrugëtimit 3-vjeçar të Ilir Metës në krye të institucionit të Presidencës dhe janë një mori shkeljesh dhe sjelljesh, që tregojnë qartë se zoti Meta nuk është i duhur për të gëzuar këtë post.

Kështu arsyeja e parë që tregon se Meta e ka zhytur Presidencën në paligjshmëri është se ky institucionin nuk është më mbi palët, por është bërë palë me opozitën, sepse në shumë raste Meta ka folur me gjuhën e kësaj të fundit, sikundër është fakti që ka sulmuar ndërkombëtarët dhe reformën në drejtësi me një gjuhë që nuk i ka hije një kreu shteti.

Presidenca është kthyer në seli të LSI

Por bëmat e Ilir Metës nuk ndalen me kaq, pasi ato të sipërpërmendura janë vetëm maja e Ajsbergut të paligjshmërive të konsumuara prej tij si kryetar shtetit. Presidenti Ilir Meta gjatë këtyre tre viteve e ka kthyer Presidencën në seli të opozitës. Hapat e parë i hodhi kur ishte zgjedhur president, por e shfrytëzoi kohën 3 mujore të tranzicionit për të bërë fushatë elektorale për LSI.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Meta bëri aq shumë fushatë për ish-partinë e tij, sa kur dëgjoje deklaratat e artikuluara prej gojës së tij, për një moment e harroje faktin se ai ishte President i Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, sipas përmbledhjeve të gazetës një tjetër arsye që tregon se Presidenca është kthyer në seli të partisë së Kryemadhit, është fakti se në dhomat dhe zyrat e këtij institucioni, Meta ka zhvilluar thuajse të gjitha takimet me zyrtarë të opozitës, se sa me ata të mazhorancës të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Zgjedhjet në 3 bashki ende të bllokuara

Më tej një tjetër faktor që tregon se Presidenca është kthyer në shërbim dhe seli të opozitës PD-LSI, është se presidenti Ilir Meta për t’i ardhur në ndihmë minorancës që kishte bojkotuar zgjedhjet dhe Parlamentin, në mënyrë të paprecedentë dhe pa dëgjuar më parë, anuloi zgjedhjet, sikundër ishin ato vendore të 30 qershorit të vitit 2019, ndërsa dekretoi 13 tetorin e po atij viti si datë të re zgjedhjesh.

Megjithatë, ky vendim nuk ndikoi, pasi zgjedhjet u mbajtën për shkak se PS nuk e njohu dekretin e Metës. Por pak javë pasi ishin mbajtur zgjedhjet, tre bashki si ajo e Shkodrës, Vorës dhe Durrësit janë pa kryetar bashkie, ndërkohë që edhe kur ka kaluar gati 1 vit, Meta ka hezituar që të nxjerrë një dekret për këto zgjedhje, për shkak se nuk i njeh ato zgjedhje edhe pse është në tagrin e tij që të nxjerrë datë zgjedhjesh për këto bashki. Madje edhe mazhoranca në mënyrë të vazhdueshme i ka bërë apel që të dekretojë datë zgjedhjesh për këto 3 bashki.

Pafund abuzime me dekretet

Mirëpo, përveç vënies së Presidencës në shërbim të opozitës, gjuhës së ashpër kundër ndërkombëtareve dhe reformës në drejtësi, duke kolapsuar disa institucione të dala prej kësaj të fundit, sikundër bëri me zgjedhjen e Arta Vorpsit si anëtare të Kushtetueses, ndonëse ajo ishte e katërta në listë, apo sulmet ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, presidenti Meta ka përdorur dekretet si “pushkë” kundër mazhorancës.

Në këto 3 vite Meta i ka kthyer mazhorancës plot 37 ligje, ku disa prej tyre si ai i Buxhetit të vitit 2019, jo vetëm që kanë qenë veprime anti-ligjore, por i futi në kolaps institucionet financiare. Po ashtu, Meta përmes dekreteve ka hyrë në histori si presidenti që krijoi precedent sikundër ishte refuzimi i dekretit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe atij të Jashtëm, Gent Cakaj. Pra, edhe pse nuk janë renditur të gjitha veprimet dhe vendimet e zotit Meta, të gjitha këto tregojnë se ai e zhyti Presidencën në paligjshmëri dhe e ktheu në seli të LSI gjatë këtyre 3 viteve. /RIGELS SELIMAN

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In