• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja pakti Rama-Meta! Nga koka e Dvoranit, shkrirja e Komisionit Hetimor, amnistia fiskale, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e të Lartë, kreu i KLSH dhe aleanca e re në zgjedhje

07/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ja pakti Rama-Meta! Nga koka e Dvoranit, shkrirja e Komisionit Hetimor, amnistia fiskale, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e të Lartë, kreu i KLSH dhe aleanca e re në zgjedhje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama dhe Ilir Meta duket se po shkojnë drejt një pakti të ri. Pavarësisht përplasjeve, debateve, akuzave dhe mosmarrëveshjeve, në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Në 2011 Rama-Meta ishin dy armiq të betuar (publikimi i videos Meta-Prifti), por më pas ujërat u qetësuan dhe në 2013 PS dhe LSI shkuan bashkë në zgjedhje.

Ditët e fundit po jepen sinjale se mazhoranca dhe presidenti kanë gjetur një akord të ri. Krejt pa pritur marrëdhëniet Rama-Meta kanë ndryshuar, pasi sulmet janë ndalur dhe palët po bëjnë lëshime ndaj njëri-tjetrit. Rasti më i freskët është ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

PS pranoi kandidaturën e Arben Shehut dhe pavarësisht se shumë deputetë ishin kundër, të gjithë u porositën të votojnë pro, pasi ishte arritur konsensusi mes Ramës dhe Metës. Nga ana tjetër, Meta ka ndalur sulmet dhe akuzat ndaj shefit të qeverisë. Sipas zërave në korridoret e politikës, palët po shkojnë drejt një pakti ku përfshihen një sërë çështjesh. E para është reforma në drejtësi.

Meta e Ruçi bënë një takim për t’u koordinuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë pas takimit me Metën, Ruçi i dha ultimatum KLGJ-së që të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë. Pra duket se kemi një pakt për të ridimensionuar emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, duke përdorur si argument Komisionin e Venecias. Ardian Dvorani ishte kurbani i parë. Pas urdhrit të Metës ai u shkarkua duke dhënë sinjale se diçka po gatuhej. Shkarkimi i tij duket se ishte produkt i paktit të ri. Tjetër element është se presidenti do i shpëtojë shkarkimit. PS e ka harruar totalisht komisionin hetimor.

Sipas burimeve, ka një tërheqje totale dhe deputetët nuk janë njohur as me raportin e Venecias, ndërsa nuk ka asnjë sinjal për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Pra PS duket se po tërhiqet nga shkarkimi i Metës dhe kjo duket se është sërish pjesë e pazareve. Por gjithë lufta që ka bërë Meta kohët e fundit nuk ka qenë për të marrë kreun e KLSH apo dy anëtarë në Kushtetueses. Lufta e presidentit është me reformën në drejtësi, pasi ai është ndër politikanët më të rrezikuar.

Duke shtyrë shkarkimin e Metës, kemi një amnisti ndaj tij sa i takon reformës, pasi presidenti nuk hetohet dot. Meta u bë president pikërisht për të shmangur çdo lloj akuze nga SPAK, por organet e drejtësisë u vonuan, planet ndryshuan dhe presidenti vijon të kërkojë garanci. Nga ana tjetër, qeveria do të miratojë një ligj për amnistinë fiskale dhe do u mundësojë të gjithëve të justifikojnë paratë. Edhe pse thuhet se politikanët nuk do përfshihen, ata mund të përdorin palë të treta dhe dalin të larë në këtë mes.

Koalicioni mes PS dhe LSI

Në korridoret e politikës po flitet çdo ditë e më shumë se PS dhe LSI do të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse kryeministri ka thënë se e përjashton si mundësi koalicionin, sinjalet janë se palët e kanë gjetur akordin për të zyrtarizuar një koalicion të ri, i cili duket se i kënaq të gjithë. Rama do të ketë mundësinë të marrë një mandatë të tretë. PS duket se do me ngulm një tjetër mandat, por duke qenë se qeverisja është konsumuar do jetë shumë e vështirë dhe sinjalet janë se LSI mund të bëjë sërish rolin e “Xholit”.

Nga ana tjetër, Meta mund të marrë një tjetër mandat si presidenti. Në këtë mënyrë Meta përfiton një tjetër amnisti 5-vjeçare nga drejtësia. Një tjetër element është dhe Banka e Shqipërisë, pasi nuk përjashtohet si mundësi që të kemi një ndryshim të Guvernatorit, pasi ashtu si me KLSH, edhe Banka e Shqipërisë kërkon konsensus mes kryeministrit dhe presidentit.

Pra sinjalet janë se Rama-Meta po shkojnë drejt një marrëveshje të re, e cila mund të sjellë shumë zhvillime të forta në politikë. LSI është me PD dhe të shumtë janë demokratët që ja kanë frikën se mund ta dredhë para zgjedhjeve. Mbetet të shihet se çfarë do prodhojë vjeshta. Por e sigurt është që në fund të prillit apo fillim të majit kemi zgjedhje dhe në prapaskenë po punohet fort për aleancat e reja./Kliti Topalli

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In