• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Izraeli shpjegon arsyet e bombardimit të godinave të mediave botërore

09/06/2021
in Aktualitet, Bota
A A
Izraeli shpjegon arsyet e bombardimit të godinave të mediave botërore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka thënë se bombardimi i një ndërtese në Gaza ku gjendeshin zyrat e mediave ndërkombëtare është bërë pasi objekti po përdorej nga militantët e Hamasit për të bllokuar sistemin e mbrojtjes raketore izraelite.

Në ndërtesën e quajtur Jala gjendeshin edhe zyrat e mediumeve Associated Press (AP) dhe Al Jazeera. Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Gilad Erdan, u takua me shefin e agjencisë së lajmeve AP, Gary Pruitt, për t’ia shpjeguar arsyet e sulmit.

Ambasadori Erdan u tha drejtuesve të agjencisë amerikane të lajmeve se ndërtesa po përdorej nga Hamasi për të zhvilluar një sistem elektronik për bllokimin e sistemit izraelit të mbrojtjes raketore i njohur si “Kupola e Hekurt”.

Gjatë konfliktit më shumë se 3.000 raketa u shkrepën në Izrael nga Gaza dhe ky sistem i mbrojtjes kishte parandaluar 90% të tyre. Erdan ofroi gjithashtu ndihmë në rindërtimin e zyrave të agjencisë AP në Gaza.

Agjencia e lajmeve AP e mirëpriti takimin, por tha se ende nuk kishte parë prova për të mbështetur pretendimet izraelite. Grupi militant palestinez Hamas, që e kontrollon Gazën, nuk ka bërë asnjë koment ende për pretendimet e Izraelit.

Bombardimi i ndërtesës 12 katëshe ndodhi në muajin maj, kur Izraeli dhe grupi militant Hamas zhvilluan një luftë 11-ditore duke shënuar përleshjet më të ashpra që nga viti 2014. Luftimet lanë të vrarë më shumë se 250 persona në Gaza, duke përfshirë 66 fëmijë, si dhe më shumë se 1.900 të plagosur. Në Izrael u vranë 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa u plagosën qindra njerëz.

Dëmet në të dyja anët konsiderohen dhjetëra miliona dollarë amerikanë. Gaza kontrollohet nga Hamasi, një organizatë e shpallur si terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera. Izraeli filloi me sulmet ajrore në Gaza pasi militantët sulmuan me raketa qytetet izraelite.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In