• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Izraeli përballë një fronti të katërfishtë

15/05/2021
in Bota
A A
Izraeli përballë një fronti të katërfishtë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra raketa të Hamasit kanë rënë gjatë natës dhe sot paradite në Beersheva, Ashdad dhe Ashkelon. Dhjetëra të tilla, që kishin në shënjestër Tel Avivin, kapërcyen mbrojtjen ajrore, duke shkaktuar një të vdekur, që e çon në 9 numrin e viktimave izraelite.

Ndërkohë, pak pas mesditës, një tjetër sulm me raketa shkatërroi ndërtesën ku kanë zyrat Al-Jazeera dhe Associated Press. Në periferitë arabo-izraelite, situata mbetet gjithashtu e rëndë.

Presion që vjen nga jashtë kufijve

Në Bregun Perëndimor, demonstrata të reja priten pasdite për Nakba, “katastrofën”, siç e cilësojnë palestinezët lindjen e Izraelit dhe dëbimin e 700 000 banorëve arabë në vendet fqinje. Ato të djeshmet ishin përplasjet më të ashpra që nga Intifada e Dytë e vitit 2000.

Njëmbëdhjetë protestues u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Policia kufitare dhe forcat e sigurisë izraelite qëlluan me plumba të vërtetë, veçanërisht kur një marshim në Jeriko u përpoq të bashkohej me demonstrues të tjerë palestinezë në anën tjetër të kufirit në Jordan.

Diaspora është shumë e rëndësishme në këtë vend, ku gjysma e popullsisë ka origjinë palestineze. Demonstrata të tjera janë planifikuar edhe në kufijtë e Sirisë dhe Libanit, ku dje një militant i Hezbollahut u vra nga zjarri izraelit pasi u përpoq të kalonte kufirin, raporton “La Stampa” përmes korrespondentit të vet në Gaza.

Fronti i katërfishtë

Izraeli është gjendur përballë një fronti të katërfishtë, i cili bashkon katër popullata palestineze me fate deri tani të ndryshme. Për herë të parë, arabo-izraelitët, 1.9 milion, u bashkuan së bashku në protesta. Janë pikërisht ata që munden ta bëjnë një gjë të tillë, pasi në letër kanë të drejta të barabarta në raport me izraelitët me origjinë hebraike.

Në realitet, ata ndihen si qytetarë të klasit të dytë dhe situata është përkeqësuar me pandeminë dhe kriminalitetin, pak të luftuar nga policia izraelite.

Pastaj janë 350 000 banorët e Jeruzalemit, me status të veçantë, por pa shtetësi, nën presion për të zgjeruar vendbanimet.

Ata janë në qendër të protestave për “mbrojtjen e Al-Aqsa”, veçanërisht pas përpjekjes për të dëbuar disa familje nga periferia e Sheik Jarah, shkëndija që ndezi krizën e re.

Krahas tyre janë 2.9 milionë të tjerë në Bregun Perëndimor, pa shtetësi dhe me perspektivën e prishjes së shtetit të tyre të pavarur dhe demokratik nga plani Trump, nga Marrëveshjet Abrahamike por edhe nga gerontokracia e Autoritetit Palestinez, e cila ka shtyrë për herë të pestë zgjedhjet e planifikuara për në 15 maj.

Dhe në fund janë 2 milionë që jetojnë në Gaza, pa asnjë mundësi lëvizjeje dhe të qeverisur nga grupi ekstremist i Hamasit.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In