• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Italia i jep lamtumirën 21-vjeçarit/ Conte: A do t’u themi fëmijëve tanë të kthejnë kokën?

15/09/2020
in Bota
A A
Italia i jep lamtumirën 21-vjeçarit/ Conte: A do t’u themi fëmijëve tanë të kthejnë kokën?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia po përjeton momentet e saj të lëvizjes “Black Lives Matter” pas vdekjes së dhunshme të një të riu me ngjyrë Willy Monteiro Duarte, 21-vjeçarit i cili u rrah për vdekje nga katër persona sepse ndërhyri në mbrojtje të mikut të tij.

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore për të riun, vdekja brutale e të cilit ka tronditur vendin. Katër persona u arrestuan për vrasjen, 2 prej të cilëve vëllezër, por deri tani prokurorët nuk e kanë konfirmuar nëse vrasja ishte e motivuar në bazë racore.

Në ceremoninë mortore shumica ishin të veshur me këmisha të bardha dhe kishin vendosur maska ​​në fytyrë. Të gjithë duartrokitën në shenjë respekti për të riun. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ministri i brendshëm.

Kryeministri italian u shpreh i tronditur nga vdekja e Monteiro Duarte. Në deklaratën e tij ai kërkoi drejtësi dhe pyeti retorikisht se çfarë do të thotë që dikush të vritet në Itali në përpjkje për të ndihmuar një mik.

“A do t’u themi fëmijëve tanë të kthejnë kokën? Të mos ndërhyjë për të shuar mosmarrëveshjet ose për të mbrojtur miqtë në vështirësi”, tha Conte.

Ndërkohë, të katër të arrestuarit janë bërë subjekt i fyerjeve dhe urrejtjes në mediat sociale nga njerëz të zemëruar për vdekjen e Duarte, duke çuar në hashtagun #vigliacchi (frikacakë) në trendin e Italisë.

Vdekja e Duarte vjen në një kohë kur tensionet mbi racizmin janë veçanërisht të mprehta pas vdekjes së George Floyd, një Afrikano-Amerikan i cili vdiq në maj pasi një oficer i vuri gjurin në qafë për gati nëntë minuta, megjithëse lutjet nga Floyd që ai nuk mund të merrte frymë.


Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In